No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Spanja “shterpë” ndaj Suedisë, fati dhe Olsen ndalin “Furinë e Kuqe”

Spanja “shterpë” ndaj Suedisë, fati dhe Olsen ndalin “Furinë e Kuqe”

Suedia i ka marrë një barazim 0-0 Spanjës në “La Cartuja”, pas një ndeshje të dominuar nga vendasit, me nordikët, që u mbyllën dhe arritën një rezultat me shumë vlerë.

Në pjesën e parë pamë një Spanjë më ofensive dhe të rrezikshme, me Suedinë, që e shpëtoi portieri në rastet e Ferran Torres e Dani Olmos dhe fati në një gjuajtje të Alvaro Moratës.

Ndërkohë, rasti i vetëm i rrezikshëm i Suedisë u regjistrua nga Isak, i cili goditi drejt portës, por ishte Pau Torres që priti mrekullisht topin me këmbë dhe mohoi golin.

Vazhdimisht sfera ishte në këmbët e Spanjës, që tentoi me sulme të organizuar, por ishte shumë e vështirë të çante Suedinë e mbyllur fort në zonën e saj.

Në fund u luajt në vetëm një portë dhe Spanja humbi rastin e madh me Gerard Moreno në minutën e fundit të kohës së rregullt. Në 6 minutat shtesë Spanja shtyu në maksimum, por u ndal nga Olsen në goditjet e Moreno dhe Sarabia.

Mungesa e një finalizuesi gjakftohtë dhe një pasimeve të sakta në zonë, i kushtoi Spanjës, që e nis jo mirë këtë Kampionat Europian, duke marrë një barazim me Suedinë dhe ja komplikuar vetes fazën e grupeve.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Kosova mposhtet nga Irlanda

Kosova A (F) ka pësuar humbje nga Irlanda 86:72 (18:26, 17:15, 19:14, 32:17), në kuadër të Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla.

Plas sherri në Lojërat Olimpike, sportisti godet kundërshtarin me shkop në kokë

Një skenë e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Lojërat Olimpike në disiplinën e hokejit. Në sfidën midis...

Në Prishtinë festohet sot për suksesin e Distrias

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokyo 2020. Ndërsa Komiteti Olimpik i Kosovës ka...

Arbëria ‘blindon’ futbollistin e rëndësishëm të skuadrës

Përkundër rënies nga Superliga, Arbëria ka qenë shumë aktive gjatë verës. Skuadra nga Dobraja njofton se ka rinovuar...

Recent Comments