No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Dion Ajvazi i thotë “PO” Kosovës

Dion Ajvazi i thotë “PO” Kosovës

Një tjetër talent që luan jashtë ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën. Në fakt, presidenti i FFK-së, Agim Ademi bashkë me nënkryetarin e parë Agim Dibranin, sot pritën në takim Dion Ajvazin, futbollistin me prejardhje nga Kosova i cili karrierën e tij po e zhvillon në Gjermani.

17-vjeçari, i cili aktualisht luan te Hertha BSC U17, i është përgjigjur pozitivisht Kosovës.

Mesfushori Ajvazi shumë shpejtë do t’i bashkohet Kombëtares U19 për të dhënë kontributin e tij në fushën e blertë.

Dioni u shpreh i lumtur që do t’i bashkohet Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për të dhënë maksimumin.

Presidenti Ademi në shenjë mirëseardhjeje i dhuroi fanellën e re të Kosovës dhe i uroi shumë suksese.

FFK edhe më tej vazhdon të interesohet për talentet e saj jashtë kufijve, teksa për angazhimin e Dionit me Kosovën, por edhe për shumë talente tjera është përkujdesur ish-futbollisti dhe veprimtari kosovar që jeton në Gjermani, Fekmi Kongjeli, i cili është përfaqësues i FFK-së. Qëllimi mbetet i njëjtë, t’i bashkojë të gjithë ata që zemra u rrahë për Kosovën dhe që ndër prioritetet e tyre është kontributi për fanellën dardane.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Kosova mposhtet nga Irlanda

Kosova A (F) ka pësuar humbje nga Irlanda 86:72 (18:26, 17:15, 19:14, 32:17), në kuadër të Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla.

Plas sherri në Lojërat Olimpike, sportisti godet kundërshtarin me shkop në kokë

Një skenë e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Lojërat Olimpike në disiplinën e hokejit. Në sfidën midis...

Në Prishtinë festohet sot për suksesin e Distrias

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokyo 2020. Ndërsa Komiteti Olimpik i Kosovës ka...

Arbëria ‘blindon’ futbollistin e rëndësishëm të skuadrës

Përkundër rënies nga Superliga, Arbëria ka qenë shumë aktive gjatë verës. Skuadra nga Dobraja njofton se ka rinovuar...

Recent Comments