No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Arnautovic kërkon falje në gjuhën shqipe pasi përdori gjuhë skandaloze ndaj lojtarit...

Arnautovic kërkon falje në gjuhën shqipe pasi përdori gjuhë skandaloze ndaj lojtarit shqiptar: Më falni, unë nuk jam racist

Futbollisti me prejardhje nga Serbia, Marko Arnautoviq që luan për Kombëtaren e Austrisë raportohet se ka ofenduar rëndë lojtarin shqiptar të Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e Kampionatit Evropian “Euro2020”.

Arnautoviq realizoi në fitoren 3-1 të Austrisë kundër Maqedonisë së Veriut në takimin debutues.

Pas realizimit të golit, Arnautoviq thuhet se e ka sharë me nënë dhe një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga stoli i ekipit kombëtar të Maqedonisë së Veriut.

Por, duket se për këtë gjuhë skandaloze Arnautoviq është pishman pasi ka kërkuar falje në gjuhën shqipe në llogarinë e tij në Instagram.

“Kishte disa fjalë të nxehta dje në emocionet e lojës për të cilat do të doja t’u kërkoja falje sidomos miqve të mi nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Unë do të doja të them një gjë shumë qartë: nuk jam racist. Shokët e mi, të cilët janë rritur në familjen time, janë nga e gjithë bota. Të gjithë ata që më njohin janë të vetëdijshëm për këtë”, ka shkruar Arnautoviq.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Kosova mposhtet nga Irlanda

Kosova A (F) ka pësuar humbje nga Irlanda 86:72 (18:26, 17:15, 19:14, 32:17), në kuadër të Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla.

Plas sherri në Lojërat Olimpike, sportisti godet kundërshtarin me shkop në kokë

Një skenë e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Lojërat Olimpike në disiplinën e hokejit. Në sfidën midis...

Në Prishtinë festohet sot për suksesin e Distrias

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokyo 2020. Ndërsa Komiteti Olimpik i Kosovës ka...

Arbëria ‘blindon’ futbollistin e rëndësishëm të skuadrës

Përkundër rënies nga Superliga, Arbëria ka qenë shumë aktive gjatë verës. Skuadra nga Dobraja njofton se ka rinovuar...

Recent Comments