No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Prishtina synon ta transferojë futbollistin e Dritës për "Champions"

Prishtina synon ta transferojë futbollistin e Dritës për “Champions”

Prishtina për herë të parë sivjet do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve. Ajo vazhdimisht është paraqitur në garat evropiane por asnjëherë në Champions League.

Bardhekaltrit pas tetë viteve arritën të shpallen kampionë të Kosovës, që gjë u mundëson pjesëmarrjen në evenimentin më të madh për klube në Evropë, Ligën e Kampionëve.

Për të pasur një paraqitje sa më të mirë atje ku edhe përforcimet financiare janë jashtëzakonisht të mëdha, klubi bardhekaltër ka nisur të mobilizohet dhe të mendojë për përforcime.

Emri i parë që pritet t’i bashkohet Prishtinës është mesfushori i Dritës së Gjilanit, Xhevdet Shabani. Burime të Demokracia.com mësojnë se Prishtina është e interesuar për Shabanin i cili shumë lehtë mund të zbarkojë në stadiumin “Fadil Vokrri” më të përfunduar ky kampionat.

Të kujtojmë se Prishtina, edhe më herët ishte interesuar për këtë futbollist shumë cilësor, po ai ishte i lidhur me Dritën. Prishtina përveç Shabanit, është interesuar shumë edhe për futbollistin e Feronikelit, Mendurim Hoti, megjithatë, gjithçka mbetet të shihet pas përfundimit të kampionatit ku ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për t’u zhvilluar. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Spanja “shterpë” ndaj Suedisë, fati dhe Olsen ndalin “Furinë e Kuqe”

Suedia i ka marrë një barazim 0-0 Spanjës në “La Cartuja”, pas një ndeshje të dominuar nga vendasit, me nordikët, që u mbyllën dhe...

Spanja dhe Suedia ndajnë pikët

Ka përfunduar pa fitues derbi mes Kombëtares së Spanjës dhe Kombëtares së Suedisë, që u zhvillua në stadiumin e Sevillas, “La Cartuja”.

Rezultat interesant pas pjesës së parë të ndeshjes Spanja – Suedia

Spanja e Suedia janë duke u ballafaquar sonte në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian.

Zyrtare: Llapi ndërprenë bashkëpunimin me sulmuesin e njohur

Llapi sivjet për herë të parë në histori të klubit do të prezantohet në arenën ndërkombëtare, përkatësisht në garat e Ligës së...

Recent Comments