No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Trajneri që shpalli Prishtinën kampion tregon momentin më të vështirë në kampionat

Trajneri që shpalli Prishtinën kampion tregon momentin më të vështirë në kampionat

Trajneri që shpalli Prishtinën kampione të Kosovës në futboll pas tetë vjetësh, Zekirija Ramadani, e vlerëson këtë titull si njërin ndër më të rëndësishmit në karrierën e tij.

Prishtina u fitoi titullin e 11 kampion në histori të klubit pas fitores ndaj Gjilanit 2:1, duke ngritur trofeun e më të mirit për herë të parë që prej vitit.

I ftuar në emisionin 2 me 1 në RTV21, Ramadani renditi arsyet që dërguan Prishtinën drejt suksesit të madh, duke veçuar refuzimin e dorëheqjes së tij pas humbjes nga Drenica.

“Unë e mora përgjegjësinë pas humbjes nga Drenica dhe u ulëm për të diskutuar, por kryesia e klubit as nuk më la të përfundojë atë që kisha për të thënë, duke më besuar dhe duke kërkuar që të vazhdojmë bashkëpunimin”, deklaroi Ramadani.

“Besimi i tyre më obligoi edhe moralisht që të punojë gjatë gjithë kohës, ta bëja natën ditë duke menduar si t’ia nxjerri maksimumin kësaj skuadre”, shtoi ai.

Prishtina mbyllë këtë edicion me ndeshjen ndaj Ballkanit në fundjavë në “Fadil Vokrri”, ndërsa më pas fillon përgatitjet për parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Spanja “shterpë” ndaj Suedisë, fati dhe Olsen ndalin “Furinë e Kuqe”

Suedia i ka marrë një barazim 0-0 Spanjës në “La Cartuja”, pas një ndeshje të dominuar nga vendasit, me nordikët, që u mbyllën dhe...

Spanja dhe Suedia ndajnë pikët

Ka përfunduar pa fitues derbi mes Kombëtares së Spanjës dhe Kombëtares së Suedisë, që u zhvillua në stadiumin e Sevillas, “La Cartuja”.

Rezultat interesant pas pjesës së parë të ndeshjes Spanja – Suedia

Spanja e Suedia janë duke u ballafaquar sonte në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian.

Zyrtare: Llapi ndërprenë bashkëpunimin me sulmuesin e njohur

Llapi sivjet për herë të parë në histori të klubit do të prezantohet në arenën ndërkombëtare, përkatësisht në garat e Ligës së...

Recent Comments