No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Superliga vjen me 6 ndeshje, sot Prishtina mund të kurorëzohet me titullin...

Superliga vjen me 6 ndeshje, sot Prishtina mund të kurorëzohet me titullin e kampionit

Kampionati elitar po vjen drejt fundit, ku sot do të luhet java e 35-të në Superligën e Kosovës me shumë sfida interesante.

Padyshim që vëmendja kryesore do të jetë në Gjilan, aty ku kuqebardhët do ta mirëpresin Prishtinën. Një pikë eventuale në këtë përballje skuadrën kryeqytetase e shpall edhe kampion të elitës për këtë edicion, ndërsa për të besuarit e Ismet Munishit edhe kjo përballje do të jetë një sfidë pa presion, pasi ndodhen në pozitë komode dhe nuk rrezikojnë asgjë.

Duel interesant pritet të zhvillohet edhe në “Bajram Aliu”, pasi do të përballen Drenica me Dritën, dy skuadra me objektiva krejtësisht të ndryshme. Kuqezinjët me një fitore eventuale e sigurojnë edhe mbetjen në elitë, ndërsa kaltër e bardhët do të kërkojnë fitore për të qenë një hap në garat evropiane.

Për një vend në garat evropiane po lufton edhe Ballkani, skuadër kjo që do ta mirëpres Trepçën ’89. Skuadra nga Suhareka në këtë duel tejet të nxehtë do të luftoj për të marrë një fitore, për të qëndruar në hap për një vend në garat evropiane, ndërsa mitrovicasit çdo rezultat tjetër përveç fitores rrezikojnë edhe seriozisht rënien nga elita.

Llapi ‘evropian’ në stadiumin “Zahir Pajaziti” do t’i bëjë konak skuadrës së Arbërisë, ekip ky që i ka zhvilluar ndeshjet si vendas po në këtë stadium. Skuadra llapjane është qetësuar pasi siguroj vendin në Evropë, ndërkohë dobrajasit synojnë triumfin për t’i mbajtur gjallë shpresat për mbetjen në Superligë.

Ndeshje jo me pak interesante zhvillohet edhe në Drenas, pasi skuadra pejane Besa do të jetë mysafire e Feronikelit. Skuadra nga Peja edhe pse janë përshendetur nga elita nuk janë dorëzuar në asnjë ndeshje, kurse industrialistët në këtë sfidë luftojnë për pikët maksimale.

Superliga – Java XXXV

E diele – 15:00

Gjilani – Prishtina

Drenica – Drita

Llapi – Arbëria

Ballkani – Trepça ’89

Feronikeli – Besa

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Kosova mposhtet nga Irlanda

Kosova A (F) ka pësuar humbje nga Irlanda 86:72 (18:26, 17:15, 19:14, 32:17), në kuadër të Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla.

Plas sherri në Lojërat Olimpike, sportisti godet kundërshtarin me shkop në kokë

Një skenë e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Lojërat Olimpike në disiplinën e hokejit. Në sfidën midis...

Në Prishtinë festohet sot për suksesin e Distrias

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokyo 2020. Ndërsa Komiteti Olimpik i Kosovës ka...

Arbëria ‘blindon’ futbollistin e rëndësishëm të skuadrës

Përkundër rënies nga Superliga, Arbëria ka qenë shumë aktive gjatë verës. Skuadra nga Dobraja njofton se ka rinovuar...

Recent Comments