No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Presidenti Ademi përgëzon KF Ulpiana, KF Malisheva dhe KFF Mitrovica për suksesin...

Presidenti Ademi përgëzon KF Ulpiana, KF Malisheva dhe KFF Mitrovica për suksesin në kampionat

Ulpiana dhe Malisheva janë anëtare të reja të Superligës së Kosovës në futboll, derisa Mitrovica për herë të katër radhazi është shpallur kampione e Kosovës në konkurrencën e femrave.

Numri një i FFK-së, ka uruar këto skuadra për suksesin e  arritur.

Sot mësuam dy skuadrat që edicionin e ardhshëm garues do të jenë pjesë e futbollit elitar në vendin tonë. Përgëzime për KF Ulpiana dhe KF Malisheva, të cilat e përmbyllën në mënyrë triumfuese një edicion me konkurrencë shumë të fortë e të paqartë deri në javën e fundit në Ligën e Parë.

Po ashtu, sot me titullin e kampionit u kurorëzuan edhe futbollistet e Mitrovicës, të cilat po e vazhdojnë dominimin në Ligën e Femrave, duke iu gëzuar titullit të katërt radhazi.

Uroj që klubet e inkuadruara në Superligë të vazhdojnë ngritjen e tyre si në aspektin organizativ, ashtu edhe në atë të cilësisë brenda skuadrave, teksa KFF Mitrovica i dëshiroj përfaqësim të denjë në Ligën e Kampionëve.

Suksesi juaj është arritur si rezultat i angazhimit dhe punës së madhe të drejtuesve të klubit, stafit të trajnerëve, stafit teknik e mjekësor, por pa dyshim më të merituarit janë lojtarët, të cilët përgjatë tërë edicionit kanë luajtur me përkushtim maksimal.

Ju inkurajoj të vazhdoni me vendosmëri dhe përkushtim në arritjen e sukseseve të reja!

Ju priftë e mbara!

Me respekt,

Agim Ademi – President i FFK-së.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Arnautovic kërkon falje në gjuhën shqipe pasi përdori gjuhë skandaloze ndaj lojtarit shqiptar: Më falni, unë nuk jam racist

Futbollisti me prejardhje nga Serbia, Marko Arnautoviq që luan për Kombëtaren e Austrisë raportohet se ka ofenduar rëndë lojtarin shqiptar të Maqedonisë...

Granit Xhaka befason të gjithë me stilin e ri të flokëve, bashkëshortja e tij nuk ju beson syve

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka ka ndryshuar stilin e tij të flokëve, derisa ndodhet në grumbullim me Zvicrën në Kampionatin Evropian...

Pas shkëlqimit në Superligë, Mirlind Daku shpallet sportisti i vitit në Gjilan

Mirlind Daku është shpallur sportisti më i mirë i vitit në Komunën e Gjilanit. Ish-sulmuesi i Ballkanit kishte shkëlqyer...

Argjentina – Kili, superpërballja që zhvillohet sonte në Kupën e Amerikës

Kupa e Amerikës ka filluar më 12 qershor dhe pritet të jetë një kampionat jashtëzakonisht interesant. Në ditën e...

Recent Comments