No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Malisheva e Ulpiana në Superligë, Dukagjini e Flamurtari luajnë në barazh

Malisheva e Ulpiana në Superligë, Dukagjini e Flamurtari luajnë në barazh

Me ndeshjet e zhvilluara sot ka përfunduar edicioni në Ligën e Parë të Kosovës në futboll me kurorëzimin e dy kampionëve.

Malisheva dhe Ulpiana janë kampionë në Grupin A dhe B dhe automatikisht e kanë fituar edhe statusin e anëtarit të elitës së futbollit kosovar.

Në ndeshjet e xhiros së fundit të zhvilluara sot, Malisheva e ka mposhtur në Gjakovë, Vëllaznimin me rezultat 0:3 duke përfunduar e para në Grupin A, derisa barazhin në këtë Grup e ka siguruar Dukagjini.

Malisheva për herë të parë do të jetë në Superligë.

Në Grupin B, Ulpiana e ka siguruar inkuadrimin direkt në Superligë ndërsa në barazh me Malishevën do të luajë Flamurtari.

Ky edicion ishte i jashtëzakonshëm duke sjellë një luftë të ashpër dhe asgjë nuk dihej deri në xhiron e fundit gjë e cila dëshmon për rivalitetin e madh sivjet.

Nga këtë vit bien  Vushtrria dhe KEK-u. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Spanja “shterpë” ndaj Suedisë, fati dhe Olsen ndalin “Furinë e Kuqe”

Suedia i ka marrë një barazim 0-0 Spanjës në “La Cartuja”, pas një ndeshje të dominuar nga vendasit, me nordikët, që u mbyllën dhe...

Spanja dhe Suedia ndajnë pikët

Ka përfunduar pa fitues derbi mes Kombëtares së Spanjës dhe Kombëtares së Suedisë, që u zhvillua në stadiumin e Sevillas, “La Cartuja”.

Rezultat interesant pas pjesës së parë të ndeshjes Spanja – Suedia

Spanja e Suedia janë duke u ballafaquar sonte në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian.

Zyrtare: Llapi ndërprenë bashkëpunimin me sulmuesin e njohur

Llapi sivjet për herë të parë në histori të klubit do të prezantohet në arenën ndërkombëtare, përkatësisht në garat e Ligës së...

Recent Comments