No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Superliga vjen sot me ndeshje të jashtëzakonshme, shumëçka mund të vendoset

Superliga vjen sot me ndeshje të jashtëzakonshme, shumëçka mund të vendoset

Elita e futbollit kosovar vjen sot me ndeshjet e javës së 34-të të cilat edhe mund ta vendosin fatin e shumë skuadrave për këtë edicion, si në luftë për titull ashtu edhe për mbijetesë.

FFK ka vendosur që tri xhirot e fundit të zhvillohen në ditë të njëjta në mënyrë që t’i minimizojnë mundësitë e kalkulimeve.

Kështu këtë të diel luhet të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje dhe vëmendja do të jetë në Gjilan ku ndeshën Drita e Ballkani, shkruan Demokracia.com.

Të dyja skuadrat janë në luftë për titull të kampionit, por shumë të ashpër e bënë luftën edhe pozita e dytë që gjithashtu dërgon në Europë, andaj edhe vendi i dytë është një synim i tyre. Kjo është arseja që në Gjilan sot të luftohet veç për fitore e asgjë tjetër.

Duel interesant pritet të jetë edhe në “Fadil Vokrri”, aty ku Prishtina do ta mirëpres Feronikelin, skuadër kjo që çuditërisht po e kërkon mbijetesën.

Kryeqytetasit janë shumë afër titullit dhe assesi nuk do ta lëshojnë këtë mundësi.
Ndeshje interesante është edhe ajo në Mitrovicë ndërmjet Trepçës ’89 e Gjilanit, sikurse edhe ajo në Gjilan ku ndeshën Arbëri e Drenica dy skuadra që e duan mbijetesën.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 15:00 dhe transmetohen drejtpërdrejt në Artmotion.

Superliga – Java e 34-të:

Drita – Ballkani

Prishtina – Feronikeli

Arbëria – Drenica

Trepça ’89 – Gjilani

Llapi – Besa.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Spanja “shterpë” ndaj Suedisë, fati dhe Olsen ndalin “Furinë e Kuqe”

Suedia i ka marrë një barazim 0-0 Spanjës në “La Cartuja”, pas një ndeshje të dominuar nga vendasit, me nordikët, që u mbyllën dhe...

Spanja dhe Suedia ndajnë pikët

Ka përfunduar pa fitues derbi mes Kombëtares së Spanjës dhe Kombëtares së Suedisë, që u zhvillua në stadiumin e Sevillas, “La Cartuja”.

Rezultat interesant pas pjesës së parë të ndeshjes Spanja – Suedia

Spanja e Suedia janë duke u ballafaquar sonte në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian.

Zyrtare: Llapi ndërprenë bashkëpunimin me sulmuesin e njohur

Llapi sivjet për herë të parë në histori të klubit do të prezantohet në arenën ndërkombëtare, përkatësisht në garat e Ligës së...

Recent Comments