No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego Simeones ishte më i rrezikshëm në pjesën e parë.

Correa, Llorente dhe Carrasco patën shanset e tyre, por nuk ia dolën të dërgonin topin në rrjetë. Leo Messi tensionoi mbrojtjen mike në minutën e 41-të, por Oblak e ndali me një pritje të bukur.

Pjesa e dytë ishte më e ekuilibruar, edhe pse vendasit patën iniciativën. Araujo gjeti golin në minutën e 70-të, por ishte në pozicion të parregullt dhe u anulua. Në fund tentoi edhe Dembele, por sfida përfundoi 0-0.

Atletico Madrid vazhdon të kryesojë La Liga-n me 77 pikë, dy më tepër se Barcelona dhe tre mbi Real Madrid, që pret në fushën e vet Sevillan (70 pikë) të dielën në mbrëmje (21:00).

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Spanja “shterpë” ndaj Suedisë, fati dhe Olsen ndalin “Furinë e Kuqe”

Suedia i ka marrë një barazim 0-0 Spanjës në “La Cartuja”, pas një ndeshje të dominuar nga vendasit, me nordikët, që u mbyllën dhe...

Spanja dhe Suedia ndajnë pikët

Ka përfunduar pa fitues derbi mes Kombëtares së Spanjës dhe Kombëtares së Suedisë, që u zhvillua në stadiumin e Sevillas, “La Cartuja”.

Rezultat interesant pas pjesës së parë të ndeshjes Spanja – Suedia

Spanja e Suedia janë duke u ballafaquar sonte në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian.

Zyrtare: Llapi ndërprenë bashkëpunimin me sulmuesin e njohur

Llapi sivjet për herë të parë në histori të klubit do të prezantohet në arenën ndërkombëtare, përkatësisht në garat e Ligës së...

Recent Comments