No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Barça kërkon zëvendësues për Busquets, një italian në krye të listës

Barça kërkon zëvendësues për Busquets, një italian në krye të listës

Në pritje të zhvillimeve për situatën e Lionel Messit, drejtuesit e Barcelonës vijojnë të planifikojnë merkaton pavarësisht problemeve ekonomike dhe pikërisht për këtë arsye kanë vendosur që për repartin e avancuar të afrojnë Memphis Depay ose Khun Aguero, të dy në skadencë kontratë.

Megjithatë objektivi primar i katalanëve është të sjellin një futbollist të aftë për të luajtur para mbrojtjes, pasi Miralem Pjanic nuk ka bindur dhe 32 vitet mbi supet e Sergi Busquets nuk ofrojnë garanci për të përballur një sezon intensiv.

Një nga emrat në listën e dëshirave të Koeman, është edhe mesfushori italian Manuel Locatelli, i rritur në akademinë e Milanit, ku edhe debutoi në Serinë A, por që po shkëlqen me fanellën e Sassuolos.

Mesfushori 23-vjeçar ka kaluar me sukses edhe testin në arenat ndërkombëtare, pasi ka bërë shumë mirë sa herë që trajneri i Italisë, Roberto Mancini e ka hedhur në fushë, megjithatë për të arritur te Locatelli, Barca duhet të mposhtë konkurrencën e skuadrave italiane dhe Manchester City-t, që e ndjekin prej kohësh.

Vlen të theksohet se katalanët kanë marrëdhënie mjaft të mira me drejtuesit e Barcelonës dhe do të kërkojnë një kanal preferencial në negociata, ndërsa alternativa të Locatellit janë Camavinga i Rennes dhe Mikel Merino i Real Sociedadit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Spanja “shterpë” ndaj Suedisë, fati dhe Olsen ndalin “Furinë e Kuqe”

Suedia i ka marrë një barazim 0-0 Spanjës në “La Cartuja”, pas një ndeshje të dominuar nga vendasit, me nordikët, që u mbyllën dhe...

Spanja dhe Suedia ndajnë pikët

Ka përfunduar pa fitues derbi mes Kombëtares së Spanjës dhe Kombëtares së Suedisë, që u zhvillua në stadiumin e Sevillas, “La Cartuja”.

Rezultat interesant pas pjesës së parë të ndeshjes Spanja – Suedia

Spanja e Suedia janë duke u ballafaquar sonte në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian.

Zyrtare: Llapi ndërprenë bashkëpunimin me sulmuesin e njohur

Llapi sivjet për herë të parë në histori të klubit do të prezantohet në arenën ndërkombëtare, përkatësisht në garat e Ligës së...

Recent Comments