No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Roma dhe Atalanta ndajnë pikët në "Olimpico"

Roma dhe Atalanta ndajnë pikët në “Olimpico”

Roma dhe Atalanta nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1:1 në “Olimpico” në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të Serie A.

Të dyja skuadrat e mbyllën takimin me 10 lojtarë, teksa Gosens u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 69-të, duke lënë me 10 lojtarë zikaltërit, ndërkohë që në fundin e ndeshjes, u ndëshkua edhe Ibanez për romanistët, duke baraspeshuar forcat në fushë.

Për sa i përket sfidës, Malinovski, kaloi i parë në avantazh skuadrën e Gasperinit në minutën e 26-të, ndërkohë që Cristante, barazoi shifrat në të 75-tën, me një gjuajtje nga jashtë zonës, duke gjetur të papërgatitur, portierin Golini.

Një rezultat ky që nuk i shkon përshtat asnjë prej të dyja skuadrave. Atalanta nuk arriti të kalonte Milianin, duke mbajtur vendin e 3-të me 65 pikë, po aq sa Juventusi i vendit të katërt, ndërkohë që Roma, mbetet në vendin e 7-të, me 55 pikë, duke iu larguar gjithnjë e më shumë Europës.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Superliga vjen sot me ndeshje të jashtëzakonshme, shumëçka mund të vendoset

Elita e futbollit kosovar vjen sot me ndeshjet e javës së 34-të të cilat edhe mund ta vendosin fatin e shumë skuadrave...

Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego...

Shkodran Mustafi gjen golin e parë në Bundesliga me fanellën e Schalkes

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane,  Shkodran Mustafi e ka realizuar golin e tij të parë në Bundesligë në fanellën e Schalken.

Shevchenko kujton ditën kur një Maldini 36-vjeçar e la pa fjalë

Andriy Shevchenko ka kujtuar disa momente nga e kaluara e tij te Milan në një lidhje me Sky Sport. “Te Milan kanë kaluar atletë të...

Recent Comments