No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen e Atleticos së vendit të parë. Katalanasit fituan me shifrat 5-2. Ndeshjen e hapi kapiteni Messi, që mori shumë bukur një vertikalizim gjenial të Busquets dhe e dërgoi drejt e në rrjetë në minutën e 8. Gjithsesi avantazhi do zgjastë vetëm 4 minuta.

Clement Lenglet shënoi një autogol fatkeq në minutën e 12 dhe i dha barazimin Getafes. Barça do të kthehej në avantazh sërish me një autogol, këtë herë nga ana tjetër. Soufiane Chakla nuk u mor vesh me portierin dhe shënoi një autogol fëminor në minutën e 28. Pas 5 minutash Leo Messi mori sërish skenën dhe çoi shifrat në 3-1, pas goditje fluturimthi.

Në pjesën e dytë Barvva lëshoi terren dhe Getafe përfitoi, duke fituar një penallti dhe e shënuar në minutën e 69 me Enes Unal. Në minutat e mbetura Barça u mundua të administrojë avantazhin dhe ia doli mirë. U mbrojtën nga sulmet e Getafes dhe në fund arritën të gjejnë edhe golin e 4-2. Leo Messi dha një krosim nga këndi në shtyllën e parë dhe talenti Araujo e shfrytëzoi në maksimum, duke tundur rrjetën.

Në fund kishte kohë edhe për një gol të Antoine Griezmann, i cili fitoi një penallti vetë dhe e gjuajti po vetë, duke e shndërruar në gol dhe fiksuar shifrat 5-2.Pas këtij triumfi Barcelona numëron 68 pikë, dy më pak se Real Madrid dhe pesë më pak se Atletico Madrid, por me një ndeshje më shumë për të luajtur se dy skuadrat kryeqytetase.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Tifozët zgjedhin pasardhësin e Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Trajneri francez, sipas Marca-s, ia ka komunikuar skuadrës vendimin e tij për t’u...

Befasi e trefishtë për Milan-in, ylli injoron PSG dhe zgjedh rivalët

Sot, Milan mund të blindojë matematikisht objektivin Champions League kundër Cagliari-t. Një objektiv i rëndësishëm, me ambicien për kthyer në nivele të larta sezonin e...

Mbappe mendon largimin, PSG ka një ide të çmendur

Paris Saint-Germain është në kërkim të një goditje të bujshme në rast se Kylian Mbappe do të vendosë të largohet. Sulmuesi francez, kontrata e të...

Superliga vjen me 6 ndeshje, sot Prishtina mund të kurorëzohet me titullin e kampionit

Kampionati elitar po vjen drejt fundit, ku sot do të luhet java e 35-të në Superligën e Kosovës me shumë sfida interesante. Padyshim që vëmendja...

Recent Comments