No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Dallku: Për Dukagjinin primare është Superliga

Dallku: Për Dukagjinin primare është Superliga

Skuadra e Dukagjinit të Klinës tashmë e ka mësuar rivalin në finalen e Kupës së Kosovës.

Ekipi nga Klina në finalen historike do të ndeshet me Llapin, skuadër kjo që të mërkurën eliminoi Prishtinën në një sfidë që zgjoi shumë zhurmë dhe pakënaqësi  tek tifozët bardhekaltër.

Sido që të jetë trofeu i Kupës këtë vit do të jetë historik, pasi as Llapi e as Dukagjini nuk ka arritur asnjëherë ta fitojnë. Llapi cilësohet favorit për faktin se vjen nga Superliga, por në finale shpesh ndodhin gjëra që nuk janë parashikuar.

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, i cili momentalisht është pronar i trofeut të Kupës të cilën vjet e fitoi në bankinën e Prishtinës, beson se do të ketë vazhdimësi, edhe pse e pranon se këtë herë Kupa është sekundare pasi për ekipin klinas inkuadrimi në Superligë është primare.

Dallku në fillim të garave kishte thënë se do ta donte Prishtinën ta kishte rivale në finale, por tash ai thotë se me rëndësi për të është kalimi i Dukagjinit në finale.

“Nuk kam thënë që e dua Prishtinën, kam deklaruar që nuk është shumë me rëndësi se kush do të jetë kundërshtari i radhës në finale. Me rëndësi është se ne jemi me meritë aty e para e punës, e dyta, luajmë pa presion sepse primare e kemi kampionatin, kurse finalja është sekondare për ne. Gjithsesi, do ta bëjmë maksimumin që të fitojmë në Kupë”, ka vlerësuar Dallku për Demokracia.com.

Dukagjini momentalisht i prinë renditjes në Ligën e Parë- Grupi A me 49 pikë vetëm një më shumë sesa Malisheva që është në pozitën e dytë dhe sigurisht kjo bënë që presionin më të madha kjo skuadër ta ketë në kampionat, por sigurisht edhe Kupa ëhstë një rast histirik dhe nuk do të heqin dorë lehtë.

“Ne jemi gati 100% për finale. Do të japim gjithçka nga vetja për ta ngritur trofeun dhe ta bëjmë krenar rajonit e Dukagjinit e sidomos të Klinës sepse është ndeshje historike për neve”, ka përfunduar Armend Dallku.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Tifozët zgjedhin pasardhësin e Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Trajneri francez, sipas Marca-s, ia ka komunikuar skuadrës vendimin e tij për t’u...

Befasi e trefishtë për Milan-in, ylli injoron PSG dhe zgjedh rivalët

Sot, Milan mund të blindojë matematikisht objektivin Champions League kundër Cagliari-t. Një objektiv i rëndësishëm, me ambicien për kthyer në nivele të larta sezonin e...

Mbappe mendon largimin, PSG ka një ide të çmendur

Paris Saint-Germain është në kërkim të një goditje të bujshme në rast se Kylian Mbappe do të vendosë të largohet. Sulmuesi francez, kontrata e të...

Superliga vjen me 6 ndeshje, sot Prishtina mund të kurorëzohet me titullin e kampionit

Kampionati elitar po vjen drejt fundit, ku sot do të luhet java e 35-të në Superligën e Kosovës me shumë sfida interesante. Padyshim që vëmendja...

Recent Comments