No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Rifillon projekti "Elite U15", tani aktiviteti zhvillohet në Kampin e FFK-së

Rifillon projekti “Elite U15”, tani aktiviteti zhvillohet në Kampin e FFK-së

Sot në Kampin Nacional Edukativ në Hajvali janë zhvilluar tri ndeshje ndërmjet ekipeve të regjioneve, që janë pjesë e projektit “Elite Youth Development Programme U15”. Kësisoj, ka rifilluar programi i këtij projekti me zhvillimin e ndeshjeve, pasi kushtet klimatike dhe situata e rëndë me pandeminë kanë bërë që gjatë tre muajve të parë të këtij viti të punohet vetëm me stërvitje nëpër regjione. Përgjegjësi i këtij projekti, Edmond Rugova është shprehur i lumtur që djelmoshat e rinj sërish janë së bashku dhe kanë mundësi për të zhvilluar ndeshje ndërmjet veti, gjë e cila ua mundëson atyre të shfaqin talentin dhe të përmirësojnë cilësitë e tyre. “Çdo herë është kënaqësi t’i shohësh këta djem duke luajtur, por sot jam më i lumtur se çdo herë tjetër, ngase janë krijuar mundësitë që të luajmë në shtëpinë tonë dhe nuk e kemi më presioni dhe ngarkesën e gjetjes së terreneve të lira për ta zhvilluar aktivitetin. Pra, krijimi i Kampit në Hajvali është një vepër e jashtëzakonshme, pasi na ofron mundësi të mëdha për punë. Ky investim i FFK-së duhet të na bëjë krenar të gjithëve. Tani programin që e kemi mund ta shndërrojmë në akademi, sepse ky kamp na e ofron këtë mundësi”, ka thënë Rugova, i cili së bashku me drejtorin teknik, Michael Nees janë mbikëqyrës të këtij projekti. Ai ka bërë të ditur se në pesë javët e ardhshme ekipet e secilit regjion do të zhvillojnë ndeshje ndërmjet veti në Hajvali, derisa nga qershori synohet të nisë programi me futbollistët e lindur në vitin 2007, por mundësisht edhe me ata të vitit 2008, njofton FFK.
E për ta ndjekur nga afër paraqitjen e këtyre djelmoshave ishte edhe përzgjedhësi i Kombëtares U17, Arsim Abazi. Ai e vlerësoi këtë projekt si shumë të qëlluar dhe si mundësi të mirë të përzgjedhjes së talenteve për ekipet kombëtare. “Normalisht se për mua si trajner ky projekt ma lehtëson punën e përzgjedhjes për të ardhmen, pasi këtu i kemi futbollistët nga të gjitha regjionet. Por, sigurisht se krahas këtij projekti ne i vëzhgojmë lojtarët edhe nëpër klubet e tyre. Gjatë ndeshjeve të sotme pashë se ka brumë të mirë dhe këto talente në vitin e ardhshëm mund të jenë konkurrentë për Kombëtaren U17. Gjithsesi, do të ishte mirë që këso projektesh të kemi edhe për gjeneratën 2005, të cilën aktualisht kemi të drejtë ta përfshijmë në Kombëtaren U17, pasi me aq sa kam pasur rastin t’i shoh nga protokollet e ndeshjeve të Superligës U17, shumica e lojtarëve që luajnë janë të gjeneratës 2004 dhe kjo neve si Kombëtare U17 po na shkakton probleme, ngase ata nuk na hyjnë në punë për ndeshjet e ardhshme kualifikuese në tetor”, ka thënë Abazi. Ai po ashtu është shprehur i lumtur që tanimë kushtet për punë janë shumë të volitshme në Kampin Nacional Edukativ dhe se mbetet vetëm përkushtimi dhe vullneti për një punë sa më të frytshme me të gjitha gjeneratat.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Formacionet zyrtare: Ballkani – Trepça ’89

Gjatë pasditës së sotme zhvillohen edhe pesë ndeshjet e xhiros së parafundit në Superligën e Kosovës në futboll. Një...

Amir Rrahmani fiton penallti, Napoli triumfon dhe bën hap të madh drejt Championsit

Napoli ka marrë fitore shumë të rëndësishme kur kampionati elitar italain po shkon drejt fundit. Skuadra e Gennaro Gattusos...

Tifozët zgjedhin pasardhësin e Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Trajneri francez, sipas Marca-s, ia ka komunikuar skuadrës vendimin e tij për t’u...

Befasi e trefishtë për Milan-in, ylli injoron PSG dhe zgjedh rivalët

Sot, Milan mund të blindojë matematikisht objektivin Champions League kundër Cagliari-t. Një objektiv i rëndësishëm, me ambicien për kthyer në nivele të larta sezonin e...

Recent Comments