No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Llapi arrin në finale të Kupës, një hap larg ëndrrës evropiane

Llapi arrin në finale të Kupës, një hap larg ëndrrës evropiane

Llapi është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e trajnerit Tahir Batatina, barazoi 2:2 të mërkurën në Podujevë kundër Prishtinës, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale.

Ky rezultat i mjaftoi Llapit të kualifikohet në finale pasi ekipi nga Podujeva e kishte fituar duelin e parë në Prishtinë (3:2). Kështu që, Llapi arriti të kalojë në finale me rezultatin e përgjithshëm 5:4. Në duelin e luajtur në Podujevë, Prishtina dy herë kaloi në epërsi por që nuk arriti ta mbajë deri në fund të takimit. Enis Gavazaj (6’) shënoi nga penalltia për Prishtinën derisa golin e dytë e realizoi Mërgim Pefqeli (63’). Golat për Llapin i realizuan Ahmed Januzi (16’) e Muhamet Hyseni (88’). Në finale, Llapi do të përballet me skuadrën e Dukagjinit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Tifozët zgjedhin pasardhësin e Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Trajneri francez, sipas Marca-s, ia ka komunikuar skuadrës vendimin e tij për t’u...

Befasi e trefishtë për Milan-in, ylli injoron PSG dhe zgjedh rivalët

Sot, Milan mund të blindojë matematikisht objektivin Champions League kundër Cagliari-t. Një objektiv i rëndësishëm, me ambicien për kthyer në nivele të larta sezonin e...

Mbappe mendon largimin, PSG ka një ide të çmendur

Paris Saint-Germain është në kërkim të një goditje të bujshme në rast se Kylian Mbappe do të vendosë të largohet. Sulmuesi francez, kontrata e të...

Superliga vjen me 6 ndeshje, sot Prishtina mund të kurorëzohet me titullin e kampionit

Kampionati elitar po vjen drejt fundit, ku sot do të luhet java e 35-të në Superligën e Kosovës me shumë sfida interesante. Padyshim që vëmendja...

Recent Comments