No menu items!
Ballina KRYESORE Ylli fiton pa problem, gjithçka vendoset në ndeshjen e tretë

Ylli fiton pa problem, gjithçka vendoset në ndeshjen e tretë

Ylli ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me shifrat 76:89 (15:25, 19:30, 23:16, 19:18) në çerekfinale të “Play-off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pasi kishte humbur ndeshjen e parë, Ylli e nisi ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi prej 10 pikësh në çerekun e parë, që përfundoi 15:25.

Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke ngritur epërsinë deri në 20 pikë, 30:50, kurse shkuan në pushim me rezultat 34:55.

Skuadra nga Theranda kontrolloi lojën edhe në pjesën e dytë, përkundër tentimeve nga prizrenasit që të bëjnë përmbysjen, por kjo nuk ndodhi edhe Ylli triumfoi në fund 76:89, duke barazuar serinë çerekfinale në 1:1.

Ndeshja e ardhshme në Therandë do të vendosë se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale, ku i pret Rahoveci.

Te Bashkimi u dalluan Musab Mala me 30 pikë e 5 asistime dhe Obinne Oleka me 20 pikë e 15 kërcime, kurse te Ylli më të mirët ishin Valon Bunjaku me 20 pikë, 12 kërcime e 11 asistime, Lg Gill me 27 pikë e 8 kërcime dhe Erjon Kastrati me 19 pikë. /Futbolli.info

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego...

Shkodran Mustafi gjen golin e parë në Bundesliga me fanellën e Schalkes

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane,  Shkodran Mustafi e ka realizuar golin e tij të parë në Bundesligë në fanellën e Schalken.

Shevchenko kujton ditën kur një Maldini 36-vjeçar e la pa fjalë

Andriy Shevchenko ka kujtuar disa momente nga e kaluara e tij te Milan në një lidhje me Sky Sport. “Te Milan kanë kaluar atletë të...

E krahasojnë me Fenomenin, ylli i Serisë A: Sa çereku i tij të isha…

Një vend i dytë për t’u siguruar që do të ishte një rezultat historik për Atalanta-n e tij, më pas një shikim drejt së...

Recent Comments