No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Tottenham zyrtarizon pasardhësin e Mourinhos

Tottenham zyrtarizon pasardhësin e Mourinhos

Shkarkimi i Jose Mourinhos nga Tottenham bëri bujë të madhe ditën e djeshme, por klubi londinez nuk ka humbur kohë për të zyrtarizuar pasardhësin e tij në stol. Bëhet fjalë për trajnerin e ekipit U-23 të “Spurs”, Ryan Mason, i cili do të marrë drejtimin e ekipit të paktën deri në fundin e sezonit.

“Pas largimit të Jose Mourinho, ne tani mund të konfirmojmë që Ryan Mason do të marrë rolin e trajnerit të përkohshëm për pjesën e mbetur të sezonit. Ryan do të bashkohet me Chris Powell dhe Nigel Gibbs si ndihmës trajnerë të përkohshëm e Michel Vorm si trajner i përkohshëm i portierave. Ledley King do të vazhdojë të jetë ndihmësi i ekipit të parë”, shkruhet në deklaratën zyrtare të Tottenham.

Gjithashtu, pati një reagim edhe nga presidenti i “Gjelave”, Daniel Levy. “Ne besojmë në aftësitë e këtyre lojtarëve të talentuar që kemi. Jemi përpara një finale kupe dhe kemi gjashtë ndeshje të Premier League për të luajtur. Duhet të përqëndrojmë të gjithë energjinë tonë për ta mbyllur sa më mirë sezonin”, ishin fjalët e Levyt pas zyrtarizimit të Mason.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Tifozët zgjedhin pasardhësin e Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Trajneri francez, sipas Marca-s, ia ka komunikuar skuadrës vendimin e tij për t’u...

Befasi e trefishtë për Milan-in, ylli injoron PSG dhe zgjedh rivalët

Sot, Milan mund të blindojë matematikisht objektivin Champions League kundër Cagliari-t. Një objektiv i rëndësishëm, me ambicien për kthyer në nivele të larta sezonin e...

Mbappe mendon largimin, PSG ka një ide të çmendur

Paris Saint-Germain është në kërkim të një goditje të bujshme në rast se Kylian Mbappe do të vendosë të largohet. Sulmuesi francez, kontrata e të...

Superliga vjen me 6 ndeshje, sot Prishtina mund të kurorëzohet me titullin e kampionit

Kampionati elitar po vjen drejt fundit, ku sot do të luhet java e 35-të në Superligën e Kosovës me shumë sfida interesante. Padyshim që vëmendja...

Recent Comments