No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FFK synon dy miqësore në "Fadil Vokrri" gjatë qershorit

FFK synon dy miqësore në “Fadil Vokrri” gjatë qershorit

Te Përfaqësuesja e Kosovës në futboll kishin planifikuar ta shfrytëzonin muajin qershor për një kamp stërvitor që do të përfshinte edhe zhvillimin e një ndeshjeje miqësore, pak ditë para se të nisë Evropiani. Euro 2020 është dashur të mbahej verën e vitit të kaluar, por për shkak të pandemisë së koronavirusit është shtyrë për verën e këtij viti.

Por FFK-ja ka hequr dorë nga kampi që synonte ta organizonte në shtetin e Austrisë dhe tani po planifikon t’i luajë dy ndeshje miqësore. Te Kosova nuk kanë treguar se me cilat përfaqësuese janë në bisedime, por kanë konfirmuar se plani i tyre është që dy ndeshjet miqësore t’i organizojnë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Termini për përgatitje të përfaqësueseve pjesëmarrëse në “Euro 2020”, si dhe për ndeshje miqësore është nga 31 maji deri më 8 qershor, ndërsa Evropiani nis më 11 qershor dhe përfundon më 11 korrik. Kosova dështoi të kualifikohej në “Euro 2020”.

“Kryetari Agim Ademi së bashku me ekipin e tij dhe neve në përfaqësuese është duke punuar në aranzhimin e ndeshjeve miqësore. Janë dy ndeshje miqësore që i shohim të arsyeshme t’i organizojmë dhe që të dyja planifikojmë t’i luajmë në Prishtinë. Kjo është kërkesë e jona, por do të shohim gjatë javës së ardhshme se me cilat përfaqësuese mund të kemi dakordim. Ajo që dihet është se një ndeshje do ta luajmë në Prishtinë, por ne po tentojmë që edhe të dytën ta luajmë në ‘Fadil Vokrri’”, ka thënë drejtori i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti.

Mundësinë e dy ndeshjeve në muajin qershor e ka pohuar edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Por Ademi nuk ka dhënë më shumë detaje, duke thënë se janë duke punuar maksimalisht për t’i realizuar kërkesat e drejtuesve të Përfaqësueses.

“Po punojmë për ta shfrytëzuar sa më shumë periudhën për miqësore. Nuk ka asgjë të konfirmuar, por besoj se së shpejti do të bëhen publik emrat. Na duhen dy kundërshtarë mesatarë”, ka thënë Ademi për KOHËN.

Në fakt, Kosova humbi mundësinë që të kualifikohej në Evropian nëpërmjet plejofit. Humbi në Shkup nga Maqedonia e Veriut, duke u eliminuar në gjysmëfinale. Maqedonia e Veriut është kualifikuar në “Euro 2020” dhe do t’i ketë disa futbollistë shqiptarë. Me shqiptarë do të paraqitet edhe Zvicra, ndërsa ka gjasa që të ftohet te Belgjika, Adnan Januzaj.

Kosova në mars i luajti tri ndeshje, një miqësore dhe dy kualifikuese për kampionatin botëror “Katari 2022”.

Kosova para dy ndeshjeve kualifikuese në muajin mars luajti miqësore në Prishtinë kundër Lituanisë, të cilën e mposhti 4:0, por i humbi dy ndeshjet kualifikuese, ndaj Suedisë e Spanjës. Nga Suedia në Prishtinë u mposht 3:0, ndërsa në Sevilla nga Spanja 3:1.

Përveç Suedisë e Spanjës, “Dardanët” në Grupin B eliminator për Botërorin e vitit të ardhshëm e kanë edhe Greqinë dhe Gjeorgjinë. Pas ndeshjeve të para, Kosova në shtator luan në udhëtim ndaj Gjeorgjisë, derisa e pret Greqinë. Më 8 shtator e pret edhe Spanjën në Prishtinë. Në tetor luan në udhëtim kundër Suedisë, derisa e pret më 12 tetor Gjeorgjinë, dhe ciklin e dytë kualifikues e mbyll me ndeshjen që e luan në Athinë kundër Greqisë më 14 nëntor.

Për grumbullimin e muajit qershor, Kosova shpreson në disa lojtarë të rinj, në mesin e tyre edhe sulmuesin Astrit Selmani, që për shkak të izolimit shkaku i koronavirusit nuk iu bashkua Kosovës për ndeshjet e muajit mars.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Tifozët zgjedhin pasardhësin e Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Trajneri francez, sipas Marca-s, ia ka komunikuar skuadrës vendimin e tij për t’u...

Befasi e trefishtë për Milan-in, ylli injoron PSG dhe zgjedh rivalët

Sot, Milan mund të blindojë matematikisht objektivin Champions League kundër Cagliari-t. Një objektiv i rëndësishëm, me ambicien për kthyer në nivele të larta sezonin e...

Mbappe mendon largimin, PSG ka një ide të çmendur

Paris Saint-Germain është në kërkim të një goditje të bujshme në rast se Kylian Mbappe do të vendosë të largohet. Sulmuesi francez, kontrata e të...

Superliga vjen me 6 ndeshje, sot Prishtina mund të kurorëzohet me titullin e kampionit

Kampionati elitar po vjen drejt fundit, ku sot do të luhet java e 35-të në Superligën e Kosovës me shumë sfida interesante. Padyshim që vëmendja...

Recent Comments