No menu items!
Ballina KRYESORE Rikthimi i fuqishëm i Bashkimit, barazohet seria finale

Rikthimi i fuqishëm i Bashkimit, barazohet seria finale

Bashkimi me një lojë të jashtëzakonshme në çerekun e fundit, ka mundur Penzën me shifrat 65:70 (14:14, 22:17, 22:22, 7:17) në finale të “play-off”-it në EBC Ligën e Femrave, duke barazuar serinë finale në 1:1.

Ndeshja e ardhshme do të zhvillohet në Prizren, derisa kampion i EBC Ligës së Femrave do të shpallet skuadra që shënon tri fitore.Çereku i parë ishte i baraspeshuar dhe këtë e dëshmon edhe rezultati 14:14. Edhe perioda e dytë ishte e baraspeshuar, me rikthime të shumta në rezultat, por vashat pejane shkëputen në fund, duke shkuar në pushim me shifrat 36:31.

Vendaset vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, ku kishin epërsi deri në 18 pikë, 54:36, por mysafiret me kalimin e minutave ngushtuan epërsinë, që ishte 58:53, pas 30 minutave lojë.

Vashat prizrenase vazhduan me lojë të mirë, duke barazuar rezultatin në 61:61, e më pas edhe kaluan në epërsi 63:65, duke qenë më të vëmendshme në fund dhe triumfuan 65:70, duke barazuar serinë finale në 1:1.Te Penza u dallua Arbnore Përquku me 21 pikë e 10 asistime, kurse te Bashkimi u dalluan Saranda Daci me 19 pikë e 15 kërcime dhe Aisha Balarabe me 21 pikë, 11 kërcime e 8 asistime. /Futbolli.info

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Superliga vjen sot me ndeshje të jashtëzakonshme, shumëçka mund të vendoset

Elita e futbollit kosovar vjen sot me ndeshjet e javës së 34-të të cilat edhe mund ta vendosin fatin e shumë skuadrave...

Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego...

Shkodran Mustafi gjen golin e parë në Bundesliga me fanellën e Schalkes

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane,  Shkodran Mustafi e ka realizuar golin e tij të parë në Bundesligë në fanellën e Schalken.

Shevchenko kujton ditën kur një Maldini 36-vjeçar e la pa fjalë

Andriy Shevchenko ka kujtuar disa momente nga e kaluara e tij te Milan në një lidhje me Sky Sport. “Te Milan kanë kaluar atletë të...

Recent Comments