No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ngritja e madhe e futbollit kosovar

Ngritja e madhe e futbollit kosovar

Edicioni i sivjetmë në elitën e futbollit kosovar është duke i numëruar hapat e fundit para se ta mbyllë një garë jashtëzakonisht interesante dhe joshëse.

Nuk mbahet mend që kampionati të ketë qenë më interesant, më i komplikuar dhe më cilësor sesa sivjet, por fatkeqësisht po i mungon spektakli në mungesë të tifozëve për shkak të pandemisë. Gjithsesi, janë vet trajnerët ata që pas çdo ndeshje konfirmojnë se më nuk ka kundërshtarë të lehtë dhe çdo kush mund ta mposhtë çdo kënd dhe e vlerësojnë këtë edicion si më të fortin deri më tash, shkruan Futbolli.info.

Drita, Prishtina e Ballkani janë tri skuadrat që po luftojnë për titullin e kampionit, derisa edhe në garën për trofeun e Kupës janë tri skuadra, Llapi, Prishtina e Dukagjini, kjo e fundit veçse e ka siguruar finalen.

Rritja e numrit të klubeve pjesëmarrëse në Evropë i shtoi investimet

Por cila ishte arsyeja, çfarë ka ndikuar që sivjet të kemi një garë kaq të fortë por edhe cilësore. Duket se përgjigjja është shumë e thjeshtë. Zvogëlimi i Superligës në 10 ekipe dhe rritja e klubeve pjesëmarrëse në garat ndërkombëtare ka bërë që skuadrat këtu t’i shtojnë investimet në mënyrë që ta prekin Evropën.

Sigurisht që këtu një meritë e madhe shkon për Federatën e Futbollit e Kosovës dhe presidentin e saj, Agim Ademi, i cili këmbënguli për ndryshimin e formatit të Superligës, si dhe i përdori të gjitha mekanizmat e vetë në UEFA që edhe Kosovës t’i mundësohet përfaqësimi në garat evropiane me tri ekipe, dhe për këtë duhet përgëzuar.

Gjashtë skuadra u futën në kampionat me qëllim që të arrijnë Evropën. Drita, Ballkani, Prishtina, Feronikeli, Gjilani e Llapi hapën kandidaturën për një vend që dërgon në Evropë dhe tash kur kanë mbetur edhe tetë ndeshje deri në fund, katër janë ende brenda objektivave. Ballkani, Drita, Prishtina e Llapi, kjo e fundit përmes kupës, derisa shumë më herët sesa u prit nga kjo garë u larguan Feronikeli e Gjilani të cilat ngecën në gjysmë të rrugës.

Edicionin e kaluar Kosovën e përfaqësuan, Drita, Gjilani e Prishtina, e kush do të na prezantojë sivjet mbetet të shihet, por një është e sigurt secila që e arrin këtë do të prezantohet në mënyrën më të mirë të mundshme pasi cilësia është në nivel.

Superliga në sytë e Kombëtares

Se Superliga ka arritur nivele të kënaqshme, dëshmon edhe fakti se futbollistët që luajnë këtu tashmë kanë nisur të shikohen si konkurrentë edhe për një vend në ekipin kombëtar të Kosovës. Para ndeshjeve të marsit, në nëntorin e vitit të kaluar plot tre sosh ishin të grumbulluar te Kosova: Mirlind Daku, Armend Thaqi e Visar Bekaj. Në ndeshjet e marsit në ekip u përfshi vetëm Visar Bekaj (i cili tashmë është pjesë e Tiranës), derisa mosftesa për Dakun bëri bukur bujë, pasi të gjithë vlerësuan se Superliga nuk duhet më të nënçmohet pasi tashmë ka arritur nivele të kënaqshme.

Kjo nuk është e tëra. Superliga tashmë ka zgjuar vëmendje edhe tek klubet evropiane. Edicionin e kaluar dy futbollistë, Jetmir Topalli e Arb Manaj nga Ballkani përkatësisht Trepça ’89 siguruan transfer në futbollit turk. Shumë të tjerë zgjuan interesim por nuk arritën marrëveshje. Në të kaluarën kjo ka qenë shumë e vështirë të ndodhë. Pra futbollistët tanë nuk kanë më nevojë të kalojnë në kampionatet fqinje me synime për të siguruar një transfer në Evropë. Këtë tashmë mund ta bëjnë edhe përmes kampionatit të Kosovës që është në llupën e shumë menaxherëve.

Gjithsesi, për të mos shikuar gjithçka bardhë, futbolli vazhdon t’i ketë disa pika të zeza. Më e keqja dhe më e theksuara është infrastruktura. Ajo mbetet në një situatë aspak të mirë. FFK përmes programeve të ndryshme me UEFA-n po siguron fonde për investime në infrastrukturë, por këtu gjithsesi duhet të participojnë edhe institucionet vendase ndryshe nuk mund të realizohen ato projekte.  Ndërkaq, hije të keqe imazhit të futbollit tonë i qitën edhe skenat e djeshme të dhunës në ndeshjen e nivelit të tretë, ndërmjet Fushë Kosovës dhe Vjosës./Futbolli.info

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego...

Shkodran Mustafi gjen golin e parë në Bundesliga me fanellën e Schalkes

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane,  Shkodran Mustafi e ka realizuar golin e tij të parë në Bundesligë në fanellën e Schalken.

Shevchenko kujton ditën kur një Maldini 36-vjeçar e la pa fjalë

Andriy Shevchenko ka kujtuar disa momente nga e kaluara e tij te Milan në një lidhje me Sky Sport. “Te Milan kanë kaluar atletë të...

E krahasojnë me Fenomenin, ylli i Serisë A: Sa çereku i tij të isha…

Një vend i dytë për t’u siguruar që do të ishte një rezultat historik për Atalanta-n e tij, më pas një shikim drejt së...

Recent Comments