No menu items!
Ballina KRYESORE Joshua: Fury do të mbetet duarthatë, titujt do të jenë të mitë

Joshua: Fury do të mbetet duarthatë, titujt do të jenë të mitë

Boksieri britanik Anthony Joshua u shpreh se patrioti i tij Tyson Fury nuk do të heqë në asnjë mënyrë dorë nga sfida e madhe mes tyre, që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Gjithsesi, Joshua ka paralajmëruar Fury se ky i fundit nuk ka asnjë shans që të triumfojë dhe t’i rrëmbejë titujt kampionë bote.

“Unë e kam firmosur kontratën time. Ne i kemi dërguar Tyson një ofertë të mirë dhe jam i bindur se edhe ai do të firmosë. Ai e dëshiron këtë përballje, nuk ka asnjë dyshim për këtë gjë. Edhe unë e dëshiroj këtë sfidë gjithashtu. E gjithë bota e dëshiron, ndaj ajo do të zhvillohet”, tha Joshua.

“Por ju konfirmoj diçka. Tyson nuk ka për ta fituar këtë sfidë, titujt kampionë bote do të jenë të mitë. Ne duam të kemi njerëz që ta shohin këtë sfidë, ndaj po bëjmë gjithçka që është e mundur që ajo të zhvillohet në kushte optimale”, u shpreh Anthony Joshua.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego...

Shkodran Mustafi gjen golin e parë në Bundesliga me fanellën e Schalkes

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane,  Shkodran Mustafi e ka realizuar golin e tij të parë në Bundesligë në fanellën e Schalken.

Shevchenko kujton ditën kur një Maldini 36-vjeçar e la pa fjalë

Andriy Shevchenko ka kujtuar disa momente nga e kaluara e tij te Milan në një lidhje me Sky Sport. “Te Milan kanë kaluar atletë të...

E krahasojnë me Fenomenin, ylli i Serisë A: Sa çereku i tij të isha…

Një vend i dytë për t’u siguruar që do të ishte një rezultat historik për Atalanta-n e tij, më pas një shikim drejt së...

Recent Comments