No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Zemërgjerësia e Neymarit, paguan 142 punëtorë pa punuar

Zemërgjerësia e Neymarit, paguan 142 punëtorë pa punuar

Neymar Junior shkëlqen edhe në luftën kundër Koronavrusit, me pandeminë që po shkatërron planetin dhe po godet fort Brazilin.

Instituti “Neymar Jr”, i cili është kujdesur për rreth 3 000 fëmijë dhe adoleshentë në nevojë në Praia Grande dhe që menaxhohet nga familja e yllit të PSG-së, është mbyllur që nga marsi 2020 për shkak të COVID-19. Sidoqoftë, asnjë nga punëtorët nuk ka mbetur pa punë.

Neymar u ka dhënë pagën 142 personave që punojnë në institutin e tij, edhe pse nuk kanë pasur se çfarë të bënin. Braziliani është duke i paguar punonjësit në mënyrë të plotë dhe duke u mbuluar shërbimin shëndetësor me një kosto thuajse 90 mijë euro në muaj. Ideja është që të ruajë strukturën e saj derisa të përfundojë kriza shëndetësore dhe më pas të jetë në gjendje të rifillojë aktivitetin si para pandemisë.

“Instituti ka një vit që është mbyllur për shkak të krizës COVID-19. Unë dhe familja ime po mbajmë të gjithë strukturën, me 142 punonjës, të cilët po marrin pagat dhe përfitimet e tyre plota. Ne i kemi paguar me me burimet tona financiare”, – tha babai i Neymarit, i cili një vit më parë e vuri institutin në dispozicion të autoriteteve braziliane.

“Pagat e njerëzve që punojnë në institutin tonë janë të garantuara pavarësisht nga kohëzgjatja e pandemisë. Për më tepër, unë e vë institutin tonë në dispozicion të institucioneve shtetërore, nëse është e nevojshme”

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Tifozët zgjedhin pasardhësin e Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Trajneri francez, sipas Marca-s, ia ka komunikuar skuadrës vendimin e tij për t’u...

Befasi e trefishtë për Milan-in, ylli injoron PSG dhe zgjedh rivalët

Sot, Milan mund të blindojë matematikisht objektivin Champions League kundër Cagliari-t. Një objektiv i rëndësishëm, me ambicien për kthyer në nivele të larta sezonin e...

Mbappe mendon largimin, PSG ka një ide të çmendur

Paris Saint-Germain është në kërkim të një goditje të bujshme në rast se Kylian Mbappe do të vendosë të largohet. Sulmuesi francez, kontrata e të...

Superliga vjen me 6 ndeshje, sot Prishtina mund të kurorëzohet me titullin e kampionit

Kampionati elitar po vjen drejt fundit, ku sot do të luhet java e 35-të në Superligën e Kosovës me shumë sfida interesante. Padyshim që vëmendja...

Recent Comments