No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Kombëtarja shqiptare, 3 milionë euro për Botërorin! Zbulohet premioja nga FSHF për...

Kombëtarja shqiptare, 3 milionë euro për Botërorin! Zbulohet premioja nga FSHF për kualifikimin historik

Shqipëria ka nisur edicionin kualifikues drejt Botërorit, “Katar 2022”. Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë bërë “detyrat e shtëpisë” sa u takon pikëve, duke mposhtur Andorrën dhe San Marinon, mirëpo ka qenë larg me lojën dhe atë që është treguar në fushë përballë këtyre dy ekipeve, modestë në letër. Po shpërblimet sa kanë qenë në këto tri ndeshje, përfshirë edhe Anglinë?

“Panorama Sport”, ka mësuar shpërblimin e vënë në dispozicion nga FSHF-ja për skuadrën për çdo ndeshje, brenda dhe jashtë fushe. Jo vetëm kaq por edhe premion e majme për kualifikimin historik në Botërorin “Katar 2022”, për të cilin vlera është 3 milionë euro.

SHPËRBLIMET

Në Kombëtare luhet për nder dhe krenari, mirëpo kënaqësia që merr i gjithë kombi nga kuqezinjtë meriton në këmbim edhe një shpërblim monetar nga institucioni i futbollit. Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se në vendimin për shpërblimin e Kombëtares, mungon vetëm trajneri Reja, i cili i ka të parashikuara në kontratën personale të gjitha klauzolat dhe shpërblimet për çdo edicion që drejton.

SHPËRBLIMET PËR EDICIONIN DREJT “KATAR 2022” LOGO

Dy asistentët e tij kanë shpërblim nga 1000 euro për çdo fitore, brenda apo jashtë fushe. Ndërsa, për barazimin, varion nga 500 euro, 750 euro dhe të tjera shifra në varësi edhe të kundërshtarit. Shpërblim për rezultate pozitive ka edhe për mjekët, fizioterapistët si edhe dy punëtorët që kujdesen për të gjithë bazën materiale të ekipit, në çdo grumbullim dhe në çdo ndeshje që kanë për të zhvilluar.

SKUADRA

Një nga kundërshtarët, për të cilin 23 lojtarët e grumbulluar të Kombëtares nuk marrin shpërblim brenda dhe jashtë fushe, është San Marino. Ndërkohë, për Andorrën transferta është shpërblyer me 1000 euro për secilin ndërsa triumfi në Tiranë vlerësohet me 500 euro. Me humbjen në Tiranë, kuqezinjtë kanë humbur shpërblimin prej 8000 eurosh secili prej 23 lojtarëve. Ndërsa, në rast triumfi në Angli shpërblimi është 10 mijë euro për secilin.

Barazimi shpërblehet me 6 mijë euro secilit. Transferta polake është e dyta për nga vlerësimi me 8 mijë euro për fitoren dhe pesë mijë për barazimin ndërsa 3 pikët në Hungari shpërblehen me 6 mijë euro për çdo lojtar. Barazimi, dy mijë më pak. Fitorja në Shqipëri ndaj Levandovski & CO vlerësohet me 6 mijë euro premio dhe ndaj Hungarisë me 4 mijë euro secilit. Barazimi në shtëpi, ndaj Polonisë shpërblehet me 4 mijë euro për secilin dhe ndaj Hungarisë me 2 mijë për secilin.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Formacionet zyrtare: Ballkani – Trepça ’89

Gjatë pasditës së sotme zhvillohen edhe pesë ndeshjet e xhiros së parafundit në Superligën e Kosovës në futboll. Një...

Amir Rrahmani fiton penallti, Napoli triumfon dhe bën hap të madh drejt Championsit

Napoli ka marrë fitore shumë të rëndësishme kur kampionati elitar italain po shkon drejt fundit. Skuadra e Gennaro Gattusos...

Tifozët zgjedhin pasardhësin e Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Trajneri francez, sipas Marca-s, ia ka komunikuar skuadrës vendimin e tij për t’u...

Befasi e trefishtë për Milan-in, ylli injoron PSG dhe zgjedh rivalët

Sot, Milan mund të blindojë matematikisht objektivin Champions League kundër Cagliari-t. Një objektiv i rëndësishëm, me ambicien për kthyer në nivele të larta sezonin e...

Recent Comments