No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Disiplinori merr vendime, ja çfarë vendosi për Batatinën

Disiplinori merr vendime, ja çfarë vendosi për Batatinën

Komisioni Disiplinor ka dalë me vendime për rastet në procedurë disiplinore nga mbledhja e kaluar, e ndër të cilat ishte edhe rasti i shumëpërfolur nga debati televiziv i kryetrajnerit të Llapit, Tahir Batatina dhe gazetares Qendresa Krelani.

Ja njoftimi i plotë nga mbledhja e Komisionit Disiplinor

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 16.04.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës si dhe Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B, java 22 dhe duke ju referuar raporteve, deklaratave plotësuese të zyrtarëve, si dhe video incizimeve televizive dhe konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore mori këto:

V E N D I M E:

Kryetrajneri i FC Llapi, Tahir Batatina, me ID 0011144M77; në procedurë disiplinore pasi gjatë debatit televiziv në emision sportiv të KTV-së të datës 11.04.2021, përdorë gjuhë të papërshtatshme ndaj gazetares së RTK-së Qendresa Krelani (në cilësi të analistes në emision), e që është në kundërshtim me etikën sportive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika a, të Rregullores disiplinore;
I shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

KF Vitia, në procedurë disiplinore për lëshim në organizimin e ndeshjes së javës së 22-të, Vitia – Flamurtari; Pas përfundimit të pjesës së parë persona të paautorizuar hyn në lokalet zyrtare, ku ishin të vendosur gjyqtarët e ndeshjes dhe fyen dhe kërcënon gjyqtarët. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika a, të Rregullores disiplinore;
I shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

Kryetari i KF Vitia, Florent Emini; në procedurë disiplinore, ngase pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes së javës së 22-të, Vitia – Flamurtari, bashkë me një person të paautorizuar, hyn në lokalet zyrtare ku ishin të vendosur gjyqtarët e ndeshjes dhe fyen e i kërcënon ata, si dhe akuzon organet e FFK-së. Po ashtu i njëjti nuk kishte lejuar të fillojë pjesa e dytë për 10 (dhjetë) minuta me pretekst se ‘nuk vazhdojmë pjesën e dytë pa ardhur prokurori, sepse dyshon në ndarjen e drejtësisë’. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1, pika c , të Rregullores disiplinore;
DENOHET me shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është 8 (tetë) ditë.

Drilon Leci, futbollist i KF Minatori nga Magura, me numër të fanellës 2 dhe ID 004937M98, në procedurë disiplinore për shkak të kartonit të kuq në minutën 50 (ndërhyrje e ashpër), në ndeshjen e javës së 23-të, Vjosa – Minatori, e zhvilluar më 14.04.2021 në Shtime. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore;
DENOHET: me dy ndeshje moslojë të organizuara nga FFK.

Brahim Kelmendi, futbollist i KF Dushkaja nga Lugu i Bunarit, me numër të fanellës 2 dhe ID 010118M98, në procedurë disiplinore për shkak të kartonit të kuq (grushtim i futbollistit rival) në minutën e 30-të, në ndeshjen e javës 23, Dushkaja – Dukagjini, e zhvilluar më 14.04.2021 në Brestovik. Bazuar ne nenin 43 paragrafi 1 pika A, te rregullores disiplinore;
DENOHET: me tri ndeshje moslojë të organizuara nga FFK.

Beqir Tolaj, futbollist i KF Dushkaja nga Lugu i Bunarit, me numër të fanellës 10 dhe ID 005254M91, në procedurë disiplinore për shkak të kartonit të kuq (grushtim i futbollistit rival) në minutën e 30-të, në ndeshjen e javës 23, Dushkaja – Dukagjini e zhvilluar më 14.04.2021 në Brestovik. Bazuar ne nenin 43 paragrafi 1 pika A, të Rregullores disiplinore;
DENOHET: me tri ndeshje moslojë të organizuara nga FFK.

Dion Stublla, futbollist i KF Dukagjini nga Gjakova, me numër të fanellës 1 dhe ID 006767M99, në procedurë disiplinore për shkak të kartonit të kuq (grushtim i futbollistit rival) në minutën e 30-të, në ndeshjen e javës 23, Dushkaja – Dukagjini e zhvilluar më 14.04.2021 në Brestovik. Bazuar në nenin 43 paragrafi 1 pika A, të Rregullores disiplinore.
DENOHET: me tri ndeshje moslojë të organizuara nga FFK.

Rinor Hoti, futbollist i KF Dukagjini nga Gjakova, me numër të fanellës 22 dhe ID 017519M01, për shkak të kartonit të kuq (sharje) në minutën e 30-të, në ndeshjen e javës 23, Dushkaja – Dukagjini e zhvilluar më 14.04.2021 në Brestovik. Bazuar ne nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore;
DENOHET: me dy ndeshje moslojë të organizuara nga FFK.

Jozef Lekaj, futbollist i KF Dukagjini nga Gjakova, me numër të fanellës 10 dhe ID 004700M98, për shkak të kartonit të kuq (sharje) në ndeshjen e javës 23, Dushkaja – Dukagjini e zhvilluar më 14.04.2021 në Brestovik. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore.
DENOHET me dy ndeshje moslojë të organizuara nga FFK.

Genc Sermaxhaj, trajner i FC Drita, me numër të ID 011281M98, në ndeshjen KF Drita –Prishtina në Superligën e juniorëve e zhvilluar në Gjilan. Në minutën e 90- të të takimit për fyrje ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore;
DENOHET me dy ndeshje zyrtare të organizuara nga FFK.

Naser Shaqiri, zyrtar i klubit KF Drenica, në ndeshjen KF Ferizaj – KF Drenica, e zhvilluar në Ferizaj në Superligën e juniorëve. Në minutën e 61-të të takimit (proteston) dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore;
DENOHET me dy ndeshje zyrtare të organizuara nga FFK.

Sokol Kiqina, futbollist i KF Feronikeli si dhe me numër të ID 006181M02. Në ndeshjen KF Feronikeli – KF Besa, në Superligën e juniorëve në minutën e 67 të takimit fyerje me lojtarin kundërshtar dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore;
DENOHET me dy ndeshje moslojë të organizuara nga FFK.

Bojken Shala, futbollist i KF Besa si dhe me numër të ID 004083M02. Në ndeshjen KF Feronikeli – KF Besa, në Superligën e juniorëve në minutën e 67 të takimit fyerje me lojtarin kundërshtar dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore;
DENOHET me dy ndeshje moslojë të organizuara nga FFK.

Fetim Kasapi, ndimëstrajner në KF Besa. Në takimin KF Feronikeli – KF Besa, në Superligën e juniorëve në minutën e 69 të takimit ofendon gjyqtarin kryesor dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore;
DENOHET me dy ndeshje moslojë të organizuara nga FFK

Hapje e procedurës disiplinore ndaj:
Mexhit Kurtaj, zyrtar i KF Vëllazëria Zhur, me numër të ID 010122M00, për shkak të sjelljeve josportive ndaj gjyqtarit kryesor në ndeshjen Vëllazëria – Dardanët, e zhvilluar më 15.04.2021 në Prizren. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari i KF Vëllazria Zhur, z.Mexhit Kurtaj. Datë:20.04.2021.

Hakija Kojiq, delegat i ndeshjes Dushkaja – Dukagjini, e zhvilluar më 14.04.2021 në Brestovik, nga i cili kërkohet deklaratë për ta arsyetuar notën 3.5 dhënë gjyqtarit. Kjo pas pamjeve të xhirimeve të kësaj ndeshje. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore; Kërkohet deklaratë shtesë nga delegati i ndeshjes z.Hakija Kojiq. Datë:20.04.2021.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditëve nga data e sjellje së këtij vendimi; datë 16.04.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 16.04.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Tifozët zgjedhin pasardhësin e Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Trajneri francez, sipas Marca-s, ia ka komunikuar skuadrës vendimin e tij për t’u...

Befasi e trefishtë për Milan-in, ylli injoron PSG dhe zgjedh rivalët

Sot, Milan mund të blindojë matematikisht objektivin Champions League kundër Cagliari-t. Një objektiv i rëndësishëm, me ambicien për kthyer në nivele të larta sezonin e...

Mbappe mendon largimin, PSG ka një ide të çmendur

Paris Saint-Germain është në kërkim të një goditje të bujshme në rast se Kylian Mbappe do të vendosë të largohet. Sulmuesi francez, kontrata e të...

Superliga vjen me 6 ndeshje, sot Prishtina mund të kurorëzohet me titullin e kampionit

Kampionati elitar po vjen drejt fundit, ku sot do të luhet java e 35-të në Superligën e Kosovës me shumë sfida interesante. Padyshim që vëmendja...

Recent Comments