No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Mësohen gjysmëfinalistët e Ligës së Europës

Mësohen gjysmëfinalistët e Ligës së Europës

Me ndeshjet çerekfinale që janë zhvilluar sonte janë mësuar gjysmëfinalistët e Europa Leagues.

Roma, Arsenali, Manchester Unitedi e Villarreali kanë siguruar pjesëmarrjen në gjysmëfinale pasi sonte eliminuan kundërshtarë e tyre shkruan Futbolli.info.

Roma mënjanoi gjigantin holandez Ajax me rezultat të përgjithshëm 3:2. Arsenali pa shumë telashe e ka eliminuar Slavia Prague, ani pse çekët u mendua se mund t’i sjellin telashe londinezëve kur barazuan në ndeshjen e parë me rezultat 1:1, por ja që në Pragë, Arsenali ishte i papërmbajtshëm duke shënuar fitore me rezultat të thellë 0:4.

Manchester Unitedi pa shumë telashe e ka eliminuar Granadën duke e mposhtur edhe në takimin kthyes. “Djajtë e Kuq” sonte fituan me rezultat 2:0.

Pa shumë telashe kualifikimin e ka siguruar edhe Villarreal që e ka mposhtur në të dyja takimet Dinamo Zagrebin me rezultat të përgjithshëm 3:1.

Futbollisti i Kosovës, Lirim Kastrati në këtë takim nuk u inkuadrua asnjë minutë.  /Futbolli.info

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego...

Shkodran Mustafi gjen golin e parë në Bundesliga me fanellën e Schalkes

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane,  Shkodran Mustafi e ka realizuar golin e tij të parë në Bundesligë në fanellën e Schalken.

Shevchenko kujton ditën kur një Maldini 36-vjeçar e la pa fjalë

Andriy Shevchenko ka kujtuar disa momente nga e kaluara e tij te Milan në një lidhje me Sky Sport. “Te Milan kanë kaluar atletë të...

E krahasojnë me Fenomenin, ylli i Serisë A: Sa çereku i tij të isha…

Një vend i dytë për t’u siguruar që do të ishte një rezultat historik për Atalanta-n e tij, më pas një shikim drejt së...

Recent Comments