No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Edhe pak kohë i ka mbetur Muriqit për t'i dëshmuar vlerat e...

Edhe pak kohë i ka mbetur Muriqit për t’i dëshmuar vlerat e tij te Lazio

Sulmuesi kosovar do t’i ketë edhe disa raste për t’u dëshmuar, në të kundërtën Lazio mund ta shesë atë

Eksperienca e Vedat Muriqit në Lazio deri tash ka qenë zhgënjyese.

Sulmuesi kosovar nuk ka arritur të ambientohet në klubin italian dhe në Serie A po ashtu.

Deri tash, 27 vjeçari i ka realizuar vetëm dy gola, që të dy kundër Atalantas, në Kupë dhe në kampionat.

Pra, ky është një bilanc negativ duke e pasur parasysh e “Biancocelesti” kanë pritur shumë më tepër nga ai.

Përkundër mungesës së golave, trajneri Simone Inzaghi vazhdon të besojë tek përfaqësuesi kosovar.

Mirëpo, duket se ish-futbollisti i Fenerbahçes i ka kreditet e fundit në fanellën e kaltër, shkruan Gazeta Express.

Sipas mediave italiane, prizrenasit do t’i jepen edhe disa raste para përfundimit të sezonit.

Dhe, nëse nuk e tregon veten, mund të largohet nga kryeqyteti italian.

Të dielën që shkoi, Muriqi luajti 22 minuta në Verona.

Ndërsa, ndaj Beneventos këtë fundjavë ai mund ta ketë një tjetër mundësi.

Immobile e Correa janë favoritë, por trajneri Inzaghi mund t’i pushojë ata duke e pasur parasysh që Lazio do të luajë më pas me Napolin e Milanin.

Në këtë fazë finale të sezonit, Muriqi duhet ta shfrytëzojë çdo mundësi që i vjen.

Shpërthimi i tij duhet të vijë që nga ndeshja me Beneventon.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego...

Shkodran Mustafi gjen golin e parë në Bundesliga me fanellën e Schalkes

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane,  Shkodran Mustafi e ka realizuar golin e tij të parë në Bundesligë në fanellën e Schalken.

Shevchenko kujton ditën kur një Maldini 36-vjeçar e la pa fjalë

Andriy Shevchenko ka kujtuar disa momente nga e kaluara e tij te Milan në një lidhje me Sky Sport. “Te Milan kanë kaluar atletë të...

E krahasojnë me Fenomenin, ylli i Serisë A: Sa çereku i tij të isha…

Një vend i dytë për t’u siguruar që do të ishte një rezultat historik për Atalanta-n e tij, më pas një shikim drejt së...

Recent Comments