No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Howard Webb martohet me arbitren e futbollit, që bëri histori në Bundesligë

Howard Webb martohet me arbitren e futbollit, që bëri histori në Bundesligë

Ish-gjyqtari anglez, Howard Webb, është martuar fshehurazi me gjyqtaren Bibiana Steinhaus, pavarësisht se aktualisht po e shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë në distancë, pasi ai jeton në New York dhe ajo vazhdon të punojë në Gjermani.

“Po, është e vërtetë, – rrëfeu e reja, kur u pyet nga gazeta “Bild”. – Ne u martuam gjatë mbylljes së fundit ndërkombëtare dhe jemi shumë të lumtur. Fatkeqësisht, për shkak të kufizimeve, Howard dhe unë ishim në gjendje ta bënim këtë hap vetëm si çift, madje as dëshmitarët nuk u lejuan”. Për momentin, ata nuk do të kenë muaj mjalti.


Webb është i njohur veçanërisht për arbitrimin e tij të mirë në Premier League, midis viteve 2003 dhe 2014. Po ashtu, ka gjykuar në turne të mëdhenj ndërkombëtar. Midis tyre, njëra do të jetë përgjithmonë me shkronja të arta në historinë e futbollit spanjoll: finalja e Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut, në të cilën “La Roja” u shpall kampione e botës. Performanca e tij, megjithatë, nuk ishte pa polemika, veçanërisht se fali një karton të kuq të qartë për Nigel De Jong, i cili goditi me shqelm në gjoks Xabi Alonso.

“Me dorën time në zemër ju them se nuk mendova të kuqen. Unë u binda se ishte e verdhë (…) Vetëm më vonë e kuptova të vërtetën. Ndihesha i dëshpëruar. Ndjeva se kisha dështuar në finalen e Kupës së Botës”, – ka shpjeguar anglezi. Pikërisht atë vit, ai që para gjyqtarit kishte bërë punën e policit, u divorcua nga gruaja dhe nëna e tre fëmijëve të tyre.


Nga ana e saj, Bibiana Steinhaus u bë në vitin 2017 gjyqtarja e parë femër që drejtoi një ndeshje të Bundesligës, kompeticioni më i lartë i klubeve në Gjermani. Deri në “pensionimin” e saj në vitin 2020, ajo nuk tregoi asnjë karton të kuq në divizionin e pare. Ajo drejtoi Superkupën e Gjermanisë dhe tani vazhdon si arbitre VAR-i në Këln. Sidoqoftë, gjëja më kurioze është se pasioni për “bilbilin” nuk është e vetmja gjë që ndan me partnerin e saj. Edhe ajo, para se të hynte në botën e futbollit, kishte qenë gjithashtu oficere policie.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Tifozët zgjedhin pasardhësin e Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Trajneri francez, sipas Marca-s, ia ka komunikuar skuadrës vendimin e tij për t’u...

Befasi e trefishtë për Milan-in, ylli injoron PSG dhe zgjedh rivalët

Sot, Milan mund të blindojë matematikisht objektivin Champions League kundër Cagliari-t. Një objektiv i rëndësishëm, me ambicien për kthyer në nivele të larta sezonin e...

Mbappe mendon largimin, PSG ka një ide të çmendur

Paris Saint-Germain është në kërkim të një goditje të bujshme në rast se Kylian Mbappe do të vendosë të largohet. Sulmuesi francez, kontrata e të...

Superliga vjen me 6 ndeshje, sot Prishtina mund të kurorëzohet me titullin e kampionit

Kampionati elitar po vjen drejt fundit, ku sot do të luhet java e 35-të në Superligën e Kosovës me shumë sfida interesante. Padyshim që vëmendja...

Recent Comments