No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ulpiana, klubi që është afër t’i rikthehet Superligës pas më shumë se...

Ulpiana, klubi që është afër t’i rikthehet Superligës pas më shumë se një dekade

Vijnë nga një qytet i vogël, por dëshira është shumë e madhe për të marrë pjesë në mesin e skuadrave elitare të futbollit kosovar. Është kjo Ulpiana, skuadra nga Lipjani që ndodhet vetëm pesë ndeshje larg inkuadrimit në Superligën e Kosovës në futboll.

“Bardhekaltrit” në 22 ndeshje në Grupin B të Ligës së Parë kanë grumbulluar 40 pikë, me ç’rast kryesojnë tabelën. Njëherit kjo pozitë i siguron biletën për inkuadrim direkt në elitën e futbollit kosovar.

Demokracia.com ka zhvilluar një bisedë me trajnerin e Ulpianës, Fadil Ademin dhe “gardianin” e portës, Armend Blakçorin të cilët u shprehën optimist që edicionin e ardhshëm do të bëjnë gara në kampionatin elitar të Kosovës.

Trajneri i njohur kosovar, Fadil Ademi ka thënë se ata nga fillimi kanë pasur mendjen te Superliga e Kosovës, derisa ka shtuar se ndeshjet e radhës do të jenë të vështira për skuadrën që ai drejton.

Ne që nga fillimi kemi pasur objektiv inkuadrimin në Superligën e Kosovës. Tashmë janë pesë ndeshje para nesh dhe nuk do të jetë e lehtë. Për ne gjithmonë ka qenë objektivi tjetër edhe ndeshja e ardhshme”, ka thënë Ademi.

Ky i fundit foli edhe për kushtet e mira që ndodhen në klubin e Ulpianës, ndërkohë që shprehu besimin se objektivin do ta arrijnë.

Kushtet janë shumë të mira. Me ardhjen e “Dino”-s, gjithçka ka ndryshuar për të mirë në klub. Unë normalisht besoj se do të inkuadrohemi në Superligë”, shtoi trajneri, Fadil Ademi.

Portieri i skuadrës, Armend Blakçori i cilësoi ndeshjet e radhës si finale për ta.

Atmosfera është shumë e mirë në klubin e Ulpianës. Është duke u bërë një punë e mirë si nga stafi edhe futbollistët deri më tani. Jemi në përfundim të kampionatit ku kan mbetur edhe pesë xjiro deri në fund. Për ne janë sikur pesë finale. Do t’i marim ndeshjet një nga një dhe do të shikojmë vetëm ekipin tonë se çka do të bëjmë dhe jo kundërshtarin. Shpresojmë që do ta mbajmë deri në fund epërsinë me pikë ndaj vendit të dytë dhe do të inkuadrohemi në Superligë pas shumë viteve”, deklaroi numri një i portës së lipjanasve, Armend Blakçori.

Hera e fundit kur Ulpiana ishte në Superligë, ka qenë edicioni 2008/2009.

Ndryshe, nëse Arbëria e Dobrajës së Madhe të Lipjanit do t’i shpëtojë rënies nga Superliga këtë edicion dhe në rast të inkuadrimit të Ulpianës, atëherë në edicionin e ardhshëm do të kemi një tjetër derbi lokal në elitën e futbollit kosovar.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Tifozët zgjedhin pasardhësin e Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Trajneri francez, sipas Marca-s, ia ka komunikuar skuadrës vendimin e tij për t’u...

Befasi e trefishtë për Milan-in, ylli injoron PSG dhe zgjedh rivalët

Sot, Milan mund të blindojë matematikisht objektivin Champions League kundër Cagliari-t. Një objektiv i rëndësishëm, me ambicien për kthyer në nivele të larta sezonin e...

Mbappe mendon largimin, PSG ka një ide të çmendur

Paris Saint-Germain është në kërkim të një goditje të bujshme në rast se Kylian Mbappe do të vendosë të largohet. Sulmuesi francez, kontrata e të...

Superliga vjen me 6 ndeshje, sot Prishtina mund të kurorëzohet me titullin e kampionit

Kampionati elitar po vjen drejt fundit, ku sot do të luhet java e 35-të në Superligën e Kosovës me shumë sfida interesante. Padyshim që vëmendja...

Recent Comments