No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Moratës “i vjen goja” nga goli: Ka njerëz që gjithmonë duan të...

Moratës “i vjen goja” nga goli: Ka njerëz që gjithmonë duan të kritikojnë

“Atij i mungon goli”. Kështu e komentonte Pirlo momentin jo shumë të ndritshëm të Morata, i cili në fakt kishte shënuar vetëm tre gola në katër muajt e fundit, para Genoa. Por tani spanjolli është shumë më mirë dhe gati të fitojë konfirmimin te bardhezinjtë. Në fakt, goli i tij për 2-0 në Juventus-Genoa i qetësoi të tijtë. Morata gjen rastin të merret edhe me kritikat ndaj tij, të intensifikuara javët e fundit: “Jo, nuk jam në vështirësi, po bëj shumë punë për ekipin. Kush dëshiron ta shohë këtë, në rregull, kush nuk dëshiron, le të kritikojë si gjithmonë, nuk më intereson. Ky ishte një gol më shumë”.


Golat tani janë 8 në Serie A, çka e lejon Morata të barazojë rekordin e tij në kampionatin Italian, kur kanë mbetur të luhen edhe tetë ndeshje. Para sfidës kundër Genoa, Fabio Paratici, i intervistuar nga “Sky Sport” nuk e përjashtoi qëndrimin e Morata te Juventusi edhe sezonin e ardhshëm: “Situata e Morata ka shumë dyer të hapura. Ai sigurisht është një lojtar që na ka dhënë shumë, po jep akoma shumë. Alvaro ka një lloj mentaliteti fitues dhe është djalë serioz. Këto janë baza e besimit tek Alvaro”.

Sidoqoftë, blerja përfundimtare nga Atletico Madridi mbetet e vështirë, ndërsa rinovimi i huazimit duket më i mundshëm, për të cilin Juventusi duhet të paguajë edhe 10 milionë euro të tjera. Një zgjidhje e mundshme, edhe sepse në repartin sulmues, për momentin nuk ka siguri, midis thashethemeve për Cristiano Ronaldon dhe një rinovimi të Dybala, që po vonon të vijë. Ndërkohë, Morata është kthyer për të shënuar.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Tifozët zgjedhin pasardhësin e Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Trajneri francez, sipas Marca-s, ia ka komunikuar skuadrës vendimin e tij për t’u...

Befasi e trefishtë për Milan-in, ylli injoron PSG dhe zgjedh rivalët

Sot, Milan mund të blindojë matematikisht objektivin Champions League kundër Cagliari-t. Një objektiv i rëndësishëm, me ambicien për kthyer në nivele të larta sezonin e...

Mbappe mendon largimin, PSG ka një ide të çmendur

Paris Saint-Germain është në kërkim të një goditje të bujshme në rast se Kylian Mbappe do të vendosë të largohet. Sulmuesi francez, kontrata e të...

Superliga vjen me 6 ndeshje, sot Prishtina mund të kurorëzohet me titullin e kampionit

Kampionati elitar po vjen drejt fundit, ku sot do të luhet java e 35-të në Superligën e Kosovës me shumë sfida interesante. Padyshim që vëmendja...

Recent Comments