No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR “L’Equipe” zbulon kushtin e Messit për të rinovuar me Barçën

“L’Equipe” zbulon kushtin e Messit për të rinovuar me Barçën

“Messi ngulmon çdo ditë te Barcelona që Neymar të kthehet nga PSG”. Këtë gjë e pohon sot “L’Equipe”, revista e njohur sportive franceze, e cila, ndërsa nënvizon se si PSG po punon shumë që ta mbajë kampionin brazilian, tregon edhe anën tjetër të medaljes: “Pleshti” po ushtron presion mbi Joan Laporta për ta rikthyer atë në “Camp Nou”. Ylli argjentinas do ta linte mënjanë idenë e largimit nga Blaugrana-t dhe do të të rinovonte kontratën e tij, që skadon më 30 qershor, nëse ribashkohet me kolegun dhe mikun e tij brazilian.

Ndërkohë, presidenti i ri katalanas iu tha “jo” ofertave të emrave të mëdhenj në Europë, mbi të gjitha Manchester City. Sidoqoftë, duket se kapiteni i ka vendosur një kusht për qëndrimin: kthimi i O’Ney në Katalonjë. Messi dhe Neymar luajtën së bashku për 4 sezone, duke fituar 9 tituj, përfshirë një Ligë të Kampionëve më 2015. Pastaj, dy vjet më vonë erdhi vendimi i brazilianit për të kaluar në kryeqytetin francez, me PSG që pagoi klauzolën e lirimit 222 milionë euro, shumë rekord botëror.

Për kthimin e Neymar te Barcelona, ​​pengesë mbetet deficiti i madh i klubit (1.17 miliardë euro) dhe vendosmëria e PSG për të rinovuar me yllin e “Selecao”, me të njëjtat kushte financiare të kontratës në fuqi (36.8 milionë euro në vit).

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Formacionet zyrtare: Ballkani – Trepça ’89

Gjatë pasditës së sotme zhvillohen edhe pesë ndeshjet e xhiros së parafundit në Superligën e Kosovës në futboll. Një...

Amir Rrahmani fiton penallti, Napoli triumfon dhe bën hap të madh drejt Championsit

Napoli ka marrë fitore shumë të rëndësishme kur kampionati elitar italain po shkon drejt fundit. Skuadra e Gennaro Gattusos...

Tifozët zgjedhin pasardhësin e Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Trajneri francez, sipas Marca-s, ia ka komunikuar skuadrës vendimin e tij për t’u...

Befasi e trefishtë për Milan-in, ylli injoron PSG dhe zgjedh rivalët

Sot, Milan mund të blindojë matematikisht objektivin Champions League kundër Cagliari-t. Një objektiv i rëndësishëm, me ambicien për kthyer në nivele të larta sezonin e...

Recent Comments