No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira për futbollistët e rinj.

Në studim janë përfshirë 71 kampionatet kryesore botërore dhe si synim ka qenë gjetja e përqindjes së minutave të luajtura nga lojtarë të moshës nën 21 vjeç. Kur bëhet fjalë për 5 ligat më të forta të futbollit europian, skuadra që i beson më tepër të rinjve është Borusia e Dortmundit. E kjo nuk vihet në dyshim kur pjesë e formacionit janë emra si Haland apo Sancho.

Ndërkohë Italia duket më tepër e prirur drejt eksperiencës, teksa në listën me 20 skuadra, e vetmja përfaqësuese e Serie A është Verona. Ky klub zbuloi në arenën e elitës italiane edhe talentin shqiptar, Marash Kumbullën, të cilin më pas e shiti te Roma për një shumë të madhe parash. Ky përfitim nga ana ekonomike ka bërë që vedheblutë të vijojnë me strategjinë për reklamimin e talenteve të reja në sallonet e mëdha të futbollit italian. /Futbolli.info

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Formacionet zyrtare: Ballkani – Trepça ’89

Gjatë pasditës së sotme zhvillohen edhe pesë ndeshjet e xhiros së parafundit në Superligën e Kosovës në futboll. Një...

Amir Rrahmani fiton penallti, Napoli triumfon dhe bën hap të madh drejt Championsit

Napoli ka marrë fitore shumë të rëndësishme kur kampionati elitar italain po shkon drejt fundit. Skuadra e Gennaro Gattusos...

Tifozët zgjedhin pasardhësin e Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Trajneri francez, sipas Marca-s, ia ka komunikuar skuadrës vendimin e tij për t’u...

Befasi e trefishtë për Milan-in, ylli injoron PSG dhe zgjedh rivalët

Sot, Milan mund të blindojë matematikisht objektivin Champions League kundër Cagliari-t. Një objektiv i rëndësishëm, me ambicien për kthyer në nivele të larta sezonin e...

Recent Comments