No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Bullgarisë U17. Dardanët e rinj kanë arritur pasditen e sotme në kryeqytetin bullgar dhe janë akomoduar në hotel “Park Boyana”. Nesër të përzgjedhurit e Arsim Abazit do të zhvillojnë stërvitje në orën 16:00 (sipas kohës lokale në Sofje), derisa miqësoren e parë do ta luajnë të mërkurën në orën 17:00. Ndërkohë, më pas Kombëtarja U17 do të ketë stërvitje edhe të enjten në orën 11:00, derisa një ditë më vonë në të njëjtën orë do ta luajë miqësoren e dytë me bullgarët. Këto dy miqësore janë të mirëseardhura për stafin e ri të Kombëtares U17, por edhe për vetë futbollistët duke pasur parasysh se në vitin e kaluar për shkak të pandemisë UEFA kishte pezulluar të gjitha aktivitet e grupmoshave të reja.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Formacionet zyrtare: Ballkani – Trepça ’89

Gjatë pasditës së sotme zhvillohen edhe pesë ndeshjet e xhiros së parafundit në Superligën e Kosovës në futboll. Një...

Amir Rrahmani fiton penallti, Napoli triumfon dhe bën hap të madh drejt Championsit

Napoli ka marrë fitore shumë të rëndësishme kur kampionati elitar italain po shkon drejt fundit. Skuadra e Gennaro Gattusos...

Tifozët zgjedhin pasardhësin e Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Trajneri francez, sipas Marca-s, ia ka komunikuar skuadrës vendimin e tij për t’u...

Befasi e trefishtë për Milan-in, ylli injoron PSG dhe zgjedh rivalët

Sot, Milan mund të blindojë matematikisht objektivin Champions League kundër Cagliari-t. Një objektiv i rëndësishëm, me ambicien për kthyer në nivele të larta sezonin e...

Recent Comments