No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Real Madridi përgatit planin e detajuar, gati “sulmi” për Mbappe

Real Madridi përgatit planin e detajuar, gati “sulmi” për Mbappe

Real Madridi do të bëjë gjithçka në merkaton e kësaj vere për të siguruar shërbimet e Kylian Mbappé. Ylli francez preferohet më shumë se Haaland në “Santiago Bernabeu”. Siç raportohet nga “AS”, 22-vjeçari i PSG është zgjedhja e parë e Florentino Perez dhe Zidane. Presidenti i “Los Blancos” synon të ndërhyjë në skuadër dhe është gati për një goditje të madhe, duke marrë një lojtar jo vetëm të fortë, por edhe të përshtatshëm për lojën e Zidane. Për më tepër, francezi deri më tani ka refuzuar propozimet e rinovimit të PSG dhe kontrata e tij pritet të skadojë më 2022. Haaland mbetet nën vëzhgim, por marrëdhënia midis Real Madridit dhe Raiolës nuk ka qenë kurrë idilike.

Sidoqoftë, nuk mund të përjashtohet që PSG ta mbajë Mbappé edhe pa rinovim, me Perez gati për ta marrë falas verën e vitit 2022, por me një pagë më të lartë dhe bonus nënshkrimi. Një skenar tjetër i mundshëm është rinovimi i francezit me PSG, për t’u përgatitur për Kupën e Botës 2022 në një mjedis të njohur, por duke përfshirë një klauzolë lirimi për më tej. Më në fund, për sa i përket pagës, Reali nuk do t’i arrinte 36 milionë euro në vit, sa kërkon Mbappe nga klubi aktual, por një shifër afër asaj që fiton sot (21 milionë euro). Në këtë rast, Real Madridi do të hiqte dorë nga një pjesë e 50% të të drejtave të imazhit, që të bardhët zakonisht i mbajnë për vete.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Superliga vjen me 6 ndeshje, sot Prishtina mund të kurorëzohet me titullin e kampionit

Kampionati elitar po vjen drejt fundit, ku sot do të luhet java e 35-të në Superligën e Kosovës me shumë sfida interesante. Padyshim që vëmendja...

Zhegrova shënon gol të bukur për Baselin pas një goditje shumë të fortë

Basel e Zurichu kanë duke u ballafaquar ndërmjet vete në kuadër të javës sëë 35-të në Superligën e Zvicrës.

Roma triumfon në derbi përballë Lazios

Roma ka shënuar fitore në derbin përball rivalit të madh të saj Lazios me rezultat 2:0. Mikhitarian e Pedro...

Presidenti Ademi përgëzon KF Ulpiana, KF Malisheva dhe KFF Mitrovica për suksesin në kampionat

Ulpiana dhe Malisheva janë anëtare të reja të Superligës së Kosovës në futboll, derisa Mitrovica për herë të katër radhazi është shpallur...

Recent Comments