No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Reagon kryetari i LVFK-së për deklaratën e Jeton Gashit

Reagon kryetari i LVFK-së për deklaratën e Jeton Gashit

Jeton Gashi, është një prej futbollistëve veteran që është larguar nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Gashi është shprehur i mllefosur me këtë vendim, duke theksuar se krerët e FFK-së dhe Agim Ademi kanë gisht në përjashtimin e tij.

Ai u la jashtë për ndeshjen ndaj Shqipërisë me arsyetimin se ka sharë Federatën e Futbollit e Kosovës. Gashi thotë se kështu i ka thënë përzgjedhësi, Ramadan Cimili.

“Në fillim me ftuan për ndeshjen me Gjakovën. Aty isha më i miri, por kur erdhi ndeshja me Shqipërinë, nuk me ftuan. Fola me selektorin, Ramadan Cimilin, e pyeta pse nuk jam ftuar kur ti thua se jam më i miri, ai më tha: ‘Po thojnë se e ka sharë federatën. Ke qenë në formacion për ndeshjen me Shqipërinë, por të kanë larguar’. U takova me kryetarin [Agim Ademin] e pyeta për këtë rast, më tha se ‘kam me bisedue me selektorin’. Është marre më thane, por jam në një formë të shkëlqyeshme” .

Tutje, Jeton Gashi tha se nga ish-përzgjedhësi, Ajet Shosholli, ishte ftuar te Përfaqësuesja e Kosovës, por ishte lënë edhe atëherë jashtë.

“Para një viti jam ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjen ndaj Flamurtarit të Vlorës. Ajet Shosholli ka qenë selektor. Edhe para ndeshjes tha se po i inkuadroi lojtarët që kanë luajtur në klube të mëdha, duke më lënë jashtë mua. Edhe atëherë kam reaguar, sepse edhe në kohën kur kam luajtur për Prishtinën, pikërisht Ajet Shosholli ka qenë trajner dhe një vit kam qenë vetëm rezervistë, edhe pse atëherë kisha ardhur në Prishtinë nga Bullgaria, nga Lokomotiva e Sofjës. Padrejtësitë ndaj meje po vazhdojnë edhe tani, nga kushëriri i Ajet Shoshollit, Enes Shosholli, i cili është kryetar i veteranëve” – shtoi anëtari i veteranëve të Lipjanit.

Jeton Gashi në fund tha se ky është një krim. “Krim. Xhelozi. Selektori po thotë se jam më i miri, por nuk po më pyesin”, është deklarata  e Gashit për “Zeri.info”.

Kësaj deklarate të Gashit në një prononcim për BlicMedia  i është përgjigjur Kryetari i Ligës së Veteranëve, Enes Shosholli.

Reagim nga Kryetari i Ligës së Veteranëve pas shkrimit të Jeton Gashit.

“Së pari mua më vjen keq që është përmendur emri i presidentit të FFK-së.  Presidenti i FFK-së neve na ndiHmon me gjdo gjë qa të kemi nevoj dhe nuk ka të bëj asgjë se kush vjen në kombëtare e kush nuk vjen, ai mundohet vetëm të bën më të mirën për neve.

Së dyti dua të ja kujtojë edhe Jetonit edhe të gjithëve se me kombëtaren e veteranëve deri me tash janë zhvilluar 7 lojë dhe mbrenda këtyre 7 lojë kanë qenë të ftuar 67 lojtarë. E di se të gjithë lojtarët e veteranëve ndoshta e meritojn me kanë aty mirëpo janë rregullat e futbollit që ma shum se 11 lojtar nuk munden me lujt.

E treta liga e veteranëve e Kosovës e ka kryesinë e vet edhe pasë gjdo ndeshje edhe pasë thajë gjdo xhiro të rregull mblidhemi mes veti dhe diskutojmë për ecurin e ndeshjeve dhe kemi pasë disa probleme të vogla mirpo ne si kryesi e përbashkët e kemi marë vendim që ai lojtarë që e ofendon stafin e ligës si dhe Selektorin dhe trenerat e ligës dhe bashkëlojtarin e ligës dhe refuzon ftesën në grumbullim të përfaqsusesë së ligës ai nuk mund të ftohet në kombëtare pamarrparasysh se kush është kjo është rregullë për të gjith.

Dua që t’ia kujtojë secilit se ne jemi ligë që jemi formuar për qef takimi me shoqërin e vjetër dhe ta kujtojmë kohën e sakrificës dhe nuk jemi formuarë për ta nënqmuar njëri tjetrin por e dim se tashë secili jemi tash thuaja trener të ekipeve të ligave të ndryshme ekipeve të fëmijët dhe ne duhet të jepum shembullë të mirë tek gjeneratat e jo të biem në sy të keq me sjelle jo të mira”, ka përfunduar Shosholli.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Tifozët zgjedhin pasardhësin e Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Trajneri francez, sipas Marca-s, ia ka komunikuar skuadrës vendimin e tij për t’u...

Befasi e trefishtë për Milan-in, ylli injoron PSG dhe zgjedh rivalët

Sot, Milan mund të blindojë matematikisht objektivin Champions League kundër Cagliari-t. Një objektiv i rëndësishëm, me ambicien për kthyer në nivele të larta sezonin e...

Mbappe mendon largimin, PSG ka një ide të çmendur

Paris Saint-Germain është në kërkim të një goditje të bujshme në rast se Kylian Mbappe do të vendosë të largohet. Sulmuesi francez, kontrata e të...

Superliga vjen me 6 ndeshje, sot Prishtina mund të kurorëzohet me titullin e kampionit

Kampionati elitar po vjen drejt fundit, ku sot do të luhet java e 35-të në Superligën e Kosovës me shumë sfida interesante. Padyshim që vëmendja...

Recent Comments