No menu items!
Ballina KRYESORE Kush bëhet i pari “një shekull”; Ronaldo në “luftë” të ashpër me...

Kush bëhet i pari “një shekull”; Ronaldo në “luftë” të ashpër me Dybala…

Të dielën ndaj Genoa, ata mund të rikthehen së bashku në formacion, për herë të parë në tre muaj. Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala kanë qenë sulmi titullar i Juves vetëm 6 herë në 42 ndeshje të sezonit, duke përfshirë edhe sfidën e parë në “Marassi”. Një duet që mbeti pjesërisht i papërfunduar për shkak të një alkimie të panatyrshme, por me klasin për të tronditur ëndrrat më të gjalla kontinentale. Ata janë shpresa më e mirë e Andrea Pirlos për fazën finale të sezonit, një armë që në sprintin e kapjes së zonës Champions në 9 javët e mbetura të kampionatit duhet përdorur shumë. Portugezi dhe argjentinasi bashkohen edhe si rivalë të një qëllimi: kush rrumbullakos i pari 100 gola për Juventusin.

Cristiano Ronaldo arriti kuotën e 97 golave ndaj Napolit, në 125 ndeshje me fanellën bardhezi. Paulo Dybala shënoi golin e 99-të në 244 paraqitje për “Zonjën e Vjetër”, të mërkurën. Lojtarë të ndryshëm, me shpejtësi të ndryshme për të arritur deri këtu; por që tani synojnë të bëhen “një shekull”. CR7 ka shënuar 10 gola në 10 ndeshjet e fundit në Serie A, është golashënuesi më i mirë në kampionat me 25 gola në 26 paraqitje, 32 gola në 36 paraqitje në të gjitha garat. Ai sapo ka kaluar Romario me 773 gola në karrierë (sipas çdo epoke, ka para vetëm Bican me 805 gola), por në garën për 100 gola me Juven.

Portugezi e di tashmë se një tjetër argjentinas ishte më i shpejtë se ai te bardhezinjtë, Omar Sivori; i cili e kishte arritur numrin e 100 golave gjatë 124 ndeshjeve. “Joya” po bën një garë tjetër, sepse ka humbur shumë ndeshje prej dëmtimit. Shifra e trefishtë (100 gola) është një nivel i arritur vetëm nga 13 lojtarë në historinë e “Zonjës së Vjetër”. I fundit që hyri në këtë “sallon” ishte David Trezeguet. Francezi mban vendin e katërt, me 100 gola për 171 ndeshje.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Tifozët zgjedhin pasardhësin e Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Trajneri francez, sipas Marca-s, ia ka komunikuar skuadrës vendimin e tij për t’u...

Befasi e trefishtë për Milan-in, ylli injoron PSG dhe zgjedh rivalët

Sot, Milan mund të blindojë matematikisht objektivin Champions League kundër Cagliari-t. Një objektiv i rëndësishëm, me ambicien për kthyer në nivele të larta sezonin e...

Mbappe mendon largimin, PSG ka një ide të çmendur

Paris Saint-Germain është në kërkim të një goditje të bujshme në rast se Kylian Mbappe do të vendosë të largohet. Sulmuesi francez, kontrata e të...

Superliga vjen me 6 ndeshje, sot Prishtina mund të kurorëzohet me titullin e kampionit

Kampionati elitar po vjen drejt fundit, ku sot do të luhet java e 35-të në Superligën e Kosovës me shumë sfida interesante. Padyshim që vëmendja...

Recent Comments