No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR De Rossi në spital nga Covid-19,profesori italian tregon gjendjen e tij.

De Rossi në spital nga Covid-19,profesori italian tregon gjendjen e tij.

Daniele De Rossi po rikuperon mjaft mirë. Ky është një lajm që e bën të buzëqeshë gjithë botën e futbollit, veçanërisht pas një frike që u përhap dje me shtrimin në spital të ish-mesfushorit të Romës dhe ndihmësit aktual të Roberto Mancini në kombëtaren italiane.

Për të bërë një azhurnim mbi kushtet shëndetësore të De Rossi, i infektuar me Covid-19, ka menduar profesori Francesco Vaia, Drejtori Shëndetësor i “Spallanzani” në Romë, i intervistuar nga “Kiss Kiss Napoli”: “Ish-lojtari i Romës u shtrua në spital për shkak të pneumonisë. Kushtet e tij aktualisht janë të mira, ne si mjekë jemi optimistë”.

De Rossi rezultoi me koronavirus, ashtu si disa anëtarë të tjerë të stafit të Roberto Mancini. Më vonë u konfirmuar të infektuar edhe futbollistët axurr, si Bernardeschi, Bonucci, Cragno, Florenzi, Grifo, Pessina, Sirigu dhe Verratti. Pra, një shpërthim i vërtetë i Covid-19 në kombëtaren e Italisë, që më pas u përhap në klubet respektive. Dje pati frikë për De Rossi, që përfundoi në spital, por sot i ka qetësuar të gjithë profesor Vaia. Futbolli italian dhe Roma marrin frymë të lehtësuar.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments