No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA BUNDESLIGA Rummenigge, ultimatum për Salihamidzic dhe Flick

Rummenigge, ultimatum për Salihamidzic dhe Flick

Marrëdhënia midis Hansi Flick dhe Hasan Salihamidzic vazhdon ta mbajë Bayernin pezull. Si trajneri, ashtu edhe drejtori sportiv vendosën të bëjnë paqe disa javë më parë, pas konfrontimeve të brendshme të herë pas hershme, por interesi i supozuar i federatës gjermane për ta bërë Flick pasardhësin e Joachim Löw, pas Kampionatit Europian, rihapi një debat që gjithashtu duket se ndikon në performancën e ekipit në fushë. Bavarezët janë afër eliminimit nga Champions-i, pas disfatës 2-3 në shtëpi, në ndeshjen e parë çerekfinale kundër PSG. Arsye e mjaftueshme që Karl-Heinz Rummenigge, presidenti i bordit të drejtorëve të klubit, të ngrinte zërin, të godiste fort tavolinën, duke kërkuar fundin e luftës së brendshme.

Në deklaratat e mbledhura nga gazeta gjermane “Bild”, bosi i bavarezëve e bëri të qartë se kjo lloj përplasjeje nuk ndihmon aspak në fazën vendimtare të sezonit dhe u kërkoi të gjithë atyre që ishin të përfshirë të përqendrohen në objektivat e përbashkëta të Bayernit: “Kjo çështje duhet të marrë fund këtu. Nuk është e nevojshme që ta komentojmë vazhdimisht, veçanërisht tani në fazën finale të sezonit. Jemi të parët në Bundesliga, me një epërsi prej shtatë pikësh, kemi akoma një shans për të vazhduar avancimin në Champions, pavarësisht 2-3 ndaj PSG. Ne duhet të jemi të qetë dhe të përqendrohemi në gjërat thelbësore”. Mjaft është mjaft! Ky ultimatum i drejtohej në veçanti Flick dhe Salihamidzic.

Mosmarrëveshja midis të dyve daton disi larg. Me sa duket, gjithçka filloi në startin e sezonit me disa nënshkrime, shumica e tyre të kryera nga Salihamidzic, me të cilat trajneri nuk ishte dakord plotësisht. Më vonë, media zbuloi vendimin e zonës sportive për të mos rinovuar kontratën me Jerome Boateng, një lojtar kryesor brenda skemës së Flick. Trajneri përsëri nuk do të kishte as zë dhe as votë, ndaj duhet të bëjë pa Boateng nga kjo verë. Dhe së fundi interesi i supozuar i Federatës Gjermane të Futbollit për ta bërë Flick trajnerin e ri të “Mannschaft”, pas Europianit të kësaj vere, gjithashtu e ka tronditur marrëdhënien midis të dyve, pasi Salihamidzic ende nuk pozicionohet publikisht në favor të vazhdimësisë së Flick. Shumë “pjata të thyera” në klubin bavarez, vërtet shumë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Formacionet zyrtare: Ballkani – Trepça ’89

Gjatë pasditës së sotme zhvillohen edhe pesë ndeshjet e xhiros së parafundit në Superligën e Kosovës në futboll. Një...

Amir Rrahmani fiton penallti, Napoli triumfon dhe bën hap të madh drejt Championsit

Napoli ka marrë fitore shumë të rëndësishme kur kampionati elitar italain po shkon drejt fundit. Skuadra e Gennaro Gattusos...

Tifozët zgjedhin pasardhësin e Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Trajneri francez, sipas Marca-s, ia ka komunikuar skuadrës vendimin e tij për t’u...

Befasi e trefishtë për Milan-in, ylli injoron PSG dhe zgjedh rivalët

Sot, Milan mund të blindojë matematikisht objektivin Champions League kundër Cagliari-t. Një objektiv i rëndësishëm, me ambicien për kthyer në nivele të larta sezonin e...

Recent Comments