No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ademi takon Challandes, diskutojnë për të ardhmen

Ademi takon Challandes, diskutojnë për të ardhmen

Me ftesë të presidentit Agim Ademi për vizitë në Kosovë po qëndron përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes. Presidenti Ademi ka diskutuar me përzgjedhësin për nevojën e koordinimit sa më të mirë në ekipin kombëtar.

Ai theksoi se është i vetëdijshëm se ka kohë që ekipi kombëtar nuk ka qenë i kompletuar dhe se në dy ndeshjet e para të ciklit të ri kualifikues luajtëm me dy kombëtare të forta, por se tanimë duhet gjetur mundësi e hapësira për t’u kthyer forma e rezultateve dhe për t’u zëvendësuar secili lojtar që mungon.

Ademi theksoi se për të, për KE-në dhe opinionin në tërësi, ekipi kombëtar është i shenjtë, prandaj duhet që të gjithë ta japin maksimumin për ta kthyer formën dhe rezultatet pozitive, me të cilat ishte krenar i gjithë populli ynë.

Tutje, ai, ritheksoi se FFK edhe në të ardhmen do t’ia krijojë të gjitha kushtet e nevojshme ekipit kombëtar, por ka kërkuar që edhe përkushtimi i futbollistëve, trajnerëve dhe i gjithë stafit të jetë maksimal, ngase përfaqësimi i vendit është diçka e shenjtë.

Ai u shpreh se është shumë i interesuar që Kombëtarja t’u rikthehet rezultateve pozitive, ngase e di se ka potencial brenda saj.

Ata bashkëbiseduan edhe për ndeshjet e ardhshme miqësore në qershor dhe ato të radhës kualifikuese, duke u zotuar se do të bëjnë më të mirën e mundshme, teksa ishin në një zë në faktin se në futboll janë rezultatet ato që vlerësojnë punën e gjithsecilit.

Nga ana e tij përzgjedhësi Challandes premtoi se do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe do të mundohet të bëjë më të mirën për Kosovën.

Presidenti Ademi po ashtu ka diskutuar edhe me përgjegjësin e Kombëtares nga KE, Bakir Burri, drejtorin e Kombëtares, Muharrem Sahiti dhe menaxherin Bajram Shala, me ç’rast kërkoi rregullsi dhe përkushtim nga secili pjesëtar i ekipit Kombëtar.

Ai theksoi se të gjithë do ta kenë përkrahjen e tij dhe të KE-së, përfshirë futbollistët, trajnerët dhe stafin, në mënyrë që të rikthehet sa më parë gjendja reale e rezultateve në kombëtaren tonë. Po ashtu, presidenti Ademi nënvizoi se do të mundohen të aranzhojnë sa më shumë ndeshje kontrolluese, të cilat do të ndihmonin që t’u jepet hapësirë sa më shumë futbollistëve për ta dëshmuar potencialin e tyre.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Tifozët zgjedhin pasardhësin e Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Trajneri francez, sipas Marca-s, ia ka komunikuar skuadrës vendimin e tij për t’u...

Befasi e trefishtë për Milan-in, ylli injoron PSG dhe zgjedh rivalët

Sot, Milan mund të blindojë matematikisht objektivin Champions League kundër Cagliari-t. Një objektiv i rëndësishëm, me ambicien për kthyer në nivele të larta sezonin e...

Mbappe mendon largimin, PSG ka një ide të çmendur

Paris Saint-Germain është në kërkim të një goditje të bujshme në rast se Kylian Mbappe do të vendosë të largohet. Sulmuesi francez, kontrata e të...

Superliga vjen me 6 ndeshje, sot Prishtina mund të kurorëzohet me titullin e kampionit

Kampionati elitar po vjen drejt fundit, ku sot do të luhet java e 35-të në Superligën e Kosovës me shumë sfida interesante. Padyshim që vëmendja...

Recent Comments