No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR 14 orë i fshehur në stadium, që të bëhej “heroi” i Granada-Manchester...

14 orë i fshehur në stadium, që të bëhej “heroi” i Granada-Manchester United

Mbrëmja e “Europa League” u trazua nga një episode, që nuk mund të kalonte pa u vënë re: “pushtimi” i fushës nga një njeri i zhveshur gjatë Granada-Manchester United. Olmo Garcia, i njohur më parë në qytetin andaluzian si “njeriu lakuriq i Granadës”, shpesh është parë në publik pa rroba. Me veprimin e mbrëmshëm u bë kryetitull lajmesh.

Në “Estadio de los Carmenes”, kur ndeshja kishte filluar prej rreth 10 minutash, Garcia doli nga “strofulla” dhe vrapo lakuriq në fushë, duke festuar arritjen e tij, përpara se të shoqërohej deri në dalje të impiantit sportiv nga policia. Por, pyetja që të gjithë bëjnë është: si u fut në stadium?

Përgjigja u dha nga policia, e cila në një deklaratë zbuloi se si burri ishte fshehur brenda stadiumit 14 orë para ndeshjes: “Ai u lëshua në fushë, duke dalë nga një bord i madh reklamash, ku ishte fshehur. Burri hyri në stadium në orën 7 të mëngjesit, pas u vendosur ende perimetri i sigurisë së stadiumit. Ai kaloi 14 orë duke u fshehur, në mënyrë që të mos shihej nga askush, para se të vendoste të bënte ekzibicionin e tij”.

Manchester United fitoi ndeshjen 0-2, me golat e Rashford dhe Bruno Fernandes, por ylli i vërtetë i mbrëmjes ishte Olmo Garcia.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Tifozët zgjedhin pasardhësin e Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Trajneri francez, sipas Marca-s, ia ka komunikuar skuadrës vendimin e tij për t’u...

Befasi e trefishtë për Milan-in, ylli injoron PSG dhe zgjedh rivalët

Sot, Milan mund të blindojë matematikisht objektivin Champions League kundër Cagliari-t. Një objektiv i rëndësishëm, me ambicien për kthyer në nivele të larta sezonin e...

Mbappe mendon largimin, PSG ka një ide të çmendur

Paris Saint-Germain është në kërkim të një goditje të bujshme në rast se Kylian Mbappe do të vendosë të largohet. Sulmuesi francez, kontrata e të...

Superliga vjen me 6 ndeshje, sot Prishtina mund të kurorëzohet me titullin e kampionit

Kampionati elitar po vjen drejt fundit, ku sot do të luhet java e 35-të në Superligën e Kosovës me shumë sfida interesante. Padyshim që vëmendja...

Recent Comments