No menu items!
Ballina KRYESORE Dardanet triumfojnë në miqësoren e parë ndaj Maqedonisë së Veriut

Dardanet triumfojnë në miqësoren e parë ndaj Maqedonisë së Veriut

Vasha e Kombëtares A në ndeshjen e parë miqësore në ballafaqim me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, që u zhvillua sot në Shkup, kanë triumfuar me rezultat bindës 3:1. Futbollistet tona gjatë gjithë ndeshjes ishin më të mira, duke zotëruar plotësisht takimin. E qarkulluan më mirë topin, bashkëvepruan më mirë, krijuan aksione të  mira e të rrjedhshme dhe ne konkretizime me gola. Pjesa e parë u mbyll me rezultat minimal me golin e Donjeta Halilajt në minutën e 40-të pas një goditje nga largësia dhe topi  nëpër shuplakat e portieres Lekoska përfundoi në rrjetë. Edhe pjesa e dytë nisi me mbizotërim të Dardaneve, të cilat në minutën e 55-të shtojnë epërsinë në 2:0 pas një aksioni vetjak të Fleta  Musajt para  portës maqedonase. Pas golit të dytë futbollistet e Maqedonisë së Veriut, morën një iniciativë të lehtë dhe arritën të ngushtojnë epërsinë e Dardaneve përmes Yllza Maksutit. Deri në fund të takimit futbollistet tona plotësisht e kontrolluan ndeshjen dhe në minutën 85-të Feride Kastrati u përkujdes që të shënojë golin e tretë për 3:1, me të cilin rezultat përfundoi edhe ky takim. Miqësorja e dytë ndërmjet këtyre dy ekipeve do të luhet të dielën më 11 prill.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments