No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FFK: Presim që serbët e Kosovës të reflektojnë dhe t’i kthehen realitetit

FFK: Presim që serbët e Kosovës të reflektojnë dhe t’i kthehen realitetit

Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar lidhur me aktivitetet e reja të ashtuquajturës “Federatë e Futbollit të Kosovës e Metohisë”.

Kjo e ashtuquajtur Federatë, është pjesë e Federatës së Futbollit të Serbisë. Të martën dy përzgjedhje të grupmoshave të reja të ashtuquajturës “Federatë të Kosovës e Metohisë”, kanë luajtur ndeshje miqësore me një ekip në Kralevë të Serbisë.

Drejtues të federatës ilegale kanë paralajmëruar edhe formimin e përzgjedhjes së seniorëve të “Kosovës dhe Metohisë”.

Sipas FFK-së, serbët e Kosovës me veprime të tilla vetëm po e dëmtojnë veten. FFK-ja u ka bërë thirrje pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë që të reflektojnë dhe t’i kthehen realitetit, përkatësisht garave të organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës.

“Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht, derisa FFK është anëtare me të drejta të plota në UEFA e FIFA që nga viti 2016. Ekipet tona Kombëtare dhe klubet marrin pjesë në të gjitha garat zyrtare ndërkombëtare tash e pesë vjet. FFK vazhdimisht u ka bërë thirrje serbëve lokalë që t’i kthehen realitetit dhe të ardhmen e tyre në futboll ta ndërtojnë duke qenë pjesë e garave zyrtare të FFK-së. Ne, si organi i vetëm legjitim për organizimin e garave në futboll në Republikën e Kosovës përkujdesemi që t’u krijojmë mundësi të barabarta për zhvillim të futbollit të gjithë qytetarëve tanë, pavarësisht se cilit nacionalitet i përkasin. Ata, siç janë duke vepruar tani, po e dëmtojnë veten dhe nëse vazhdojnë kështu gjithmonë do të mbesin duke luajtur ndeshje të tilla. Nëse, ata e shohin të ardhmen e tyre në Kralevë e jo në garat që njihen nga UEFA e FIFA, është problem i tyre. Sidoqoftë, duhet ta dinë se perspektiva e tyre është në Kosovë dhe ne presim që të reflektojnë sa më parë, në mënyrë që të mos humbin kohë me improvizime të tilla”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media të FFK-së për KOHËN.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments