No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FFK e ka ftuar Leon Dajakun disa herë, por përgjigja e tij...

FFK e ka ftuar Leon Dajakun disa herë, por përgjigja e tij gjithmonë ishte negative!!!



Leon Dajaku është një futbollist i talentuar shqiptar i cili është nën pronësi të gjigantit gjerman Bayern Munich.

Sulmuesi nga Kosova është i huazuar tek skuadra e Bundesligës, Union Berlin deri në qershor të vitit 2022.

Së fundmi është raportuar se babai i Leon Dajakut, Gazmendi ka deklaruar nuk ishte kontaktuar asnjëherë nga FFK, por një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

19-vjeçari ishte kontaktuar disa herë nga persona të ndryshëm të FFK-së, duke filluar nga kryetari Agim Ademi, ndihmëstrajneri Muharrem Sahiti apo menaxheri i Kosovës U-21 Zgjim Sojeva, por ai nuk ka dhënë përgjigjen e shumëpritur.

Gazeta Olle mëson se përgjigja e Dajakut ka qenë negative, pasi lojtari preferon fillimisht të ftohet nga Kombëtarja e Gjermanisë, edhe pse një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani.

Dajaku ka luajtur vetëm për grupmoshat U-17, U-18 dhe U-19 të Gjermanisë, por që nuk është grumbulluar nga U21.

Gjithsesi dera e Kosovës për lojtarin është e hapur, përkundër që raportohet se babai i tij ka theksuar se nuk është kontaktuar nga FFK.

Madje talenti nga Skenderaj dy vite më parë ishte i ftuar në emisionin ‘Natën me Fatmir Spahiun’ në RTK së bashku me babanë e tij,e   ku ishte pyetur nga aktori i famshëm kosovar pikërisht nëse do ta shohim një ditë me fanellën e Kosovës.

Ai si në fushë që është driblues i mirë, dribloi edhe në emision duke thënë se është herët për një gjë të tillë, teksa babai i tij nuk ngurroi të thotë se ‘nëse Leoni nuk do të luante për ndonjë kombëtare, atëherë do të pranonte të luante për Kosovën, por tani është pjesë e Gjermanisë dhe na jemi shumë mirënjohës Gjermanisë dhe na do t’i japim diçka në kthim”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments