No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR La Liga bëhet “bombastike” para klasikes Real Madrid-Barcelona

La Liga bëhet “bombastike” para klasikes Real Madrid-Barcelona

La Liga është ndezur, sa i takon garës për titull, pas humbjes së Atlético Madridit kundër Sevilla. Ekipi “rojiblanco” ka minimizuar hendekun në krye, sepse pas triumfit të Real Madridit kundër Eibar, tashmë ka vetëm tri pikë më shumë. Edhe Barcelona mund të vendoset në një largësi të tillë nëse mund Valladolid këtë të hënë. Për shkak se javën e ardhshme të kampionatit spanjoll, Real Madridi dhe Barça do të takohen në “Valdebebas”, kjo klasike mund të jetë përcaktuese për fatin e tyre.

Ndërkohë, Atlético Madrid duhet të luajë përsëri në Seville, por këtë herë në fushën e Betis. Ky i fundit është i pandalshëm, aktualisht në vendin e pestë, me 46 pikë. Përveç kësaj, kryeqytetasit e Simeone do të luajnë pa Luis Suárez dhe Llorente, dy shënuesit e tyre më të mirë, të cilët janë pezulluar për shkak kartonësh. Ndërkohë, Sevilla, gjithashtu nuk heq dorë. Me tetë pikë prapa Atlético Madrid, edhe ajo ka të drejtë të besojë te titulli, megjithëse duket një objektiv surrealist.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments