No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Futbollin vendorë të Kosovës po e pret një e ardhme e ndritur

Futbollin vendorë të Kosovës po e pret një e ardhme e ndritur

Shqiptarët, ndër vite kanë qenë të dalluar në cdo sferë të jetës, aty ku e kanë pasur më të lehtë të depërtojnë, që nga koha e regjimit, kur përkundër represionit sidomos në fushën e arsimit, ata janë munduar që të gjejnë forma të ndryshme për të dalë nga “gëzhoja” e të qenurit të izoluar.

Në kuadër të këtyre përpjekjeve, ndër më të padëgjueshmit kanë qenë sportistët, e sidomos futbollistët e dashamirët e futbollit të cilët përkundër vështirësive politike, e financiare, asnjëherë nuk janë ndalur, kanë ndarë nga kafshata e gojës së familjeve, fëmijëve të tyre për të mbajtur gjallë ëndërrën për të pasur yjet e tyre të preferuar në futboll, për të pasur kampionët e tyre në fund të stinorit. Të tillë ka pasur shumë, disa nuk janë bile më në mesin tonë, e që do t’i gëzoheshin jashtë mase gjendjes së tanishme të futbollit në vend, do t’i gëzoheshin patjetër jo vetëm kombëtares tonë, e cila dorën në zemër sot përbëhet prej futbollistëve që luajnë në ligat jashtë Kosovës, por sidomos do të i gëzoheshin punës që po e bën Federata e Futbollit të Kosovës si dhe idealistët brenda sajë, ata që më së miri e dinë se cfarë sakrifivcë është bërë në kohën e regjimit, ata që kanë sakrifikuar për futbollin, në format sic e ceka më lartë.

Kosova dhe futbolli në vend me të vërtetë janë me fat që në krye të sajë kanë njerëz si presidenti i sajë z. Agim Ademi me shokë, si pasues të legjendës Fadil Vokrri, rrugën e të cilit po e vazhdojnë me intenzitet edhe më të lartë.

FFK kemi mësuar se këto dy vite një pjesë të madhe të potencialit të sajë si financiarë, ashtu edhe organizativ e kanë koncentruar në të ardhmen e futbollit, në shkollat e futbollit, aty ku “gatuhen” yjet e reja, që nesër të na bëjnë krenarë të gjithëve. Do theksuar patjetër se brenda 3-4 viteve të ardhshme, do të kemi mundësinë të “vjelim” frutat e para të investimit të madhë në shkollat e futbollit anë e mbanë Kosovës, duke u paraqitur yjet vendorë të Kosovës nëpër ekipet zinxhire, andaj juve tifozë të futbollit, ju ftojmë të kemi durim, sepse një e ardhme e ndritur po e pret futbollin e Kosovës, qofshim mirë me shëndet e ta jetojmë./Presheva Jonë/

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Formacionet zyrtare: Ballkani – Trepça ’89

Gjatë pasditës së sotme zhvillohen edhe pesë ndeshjet e xhiros së parafundit në Superligën e Kosovës në futboll. Një...

Amir Rrahmani fiton penallti, Napoli triumfon dhe bën hap të madh drejt Championsit

Napoli ka marrë fitore shumë të rëndësishme kur kampionati elitar italain po shkon drejt fundit. Skuadra e Gennaro Gattusos...

Tifozët zgjedhin pasardhësin e Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Trajneri francez, sipas Marca-s, ia ka komunikuar skuadrës vendimin e tij për t’u...

Befasi e trefishtë për Milan-in, ylli injoron PSG dhe zgjedh rivalët

Sot, Milan mund të blindojë matematikisht objektivin Champions League kundër Cagliari-t. Një objektiv i rëndësishëm, me ambicien për kthyer në nivele të larta sezonin e...

Recent Comments