No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Di Maria nuk ndalet, tjetër “shkelje syri” nga Parisi për Messin

Di Maria nuk ndalet, tjetër “shkelje syri” nga Parisi për Messin

Angel Di Maria tha se do të ishte e mrekullueshme të luante me Lionel Messin te PSG. Të dy argjentinasit kanë qenë nën një “çati” me kombëtaren, në të kaluarën, por Di Maria do të donte të luante me bashkatdhetarin e tij edhe në nivel klubi. Messi del jashtë kontratës aktuale në verë dhe nuk është e sigurt nëse qëndron te Barcelona. Në pritje të këtij vendimi të gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë”, ​ Manchester City dhe PSG po vigjëlojnë.

Duke folur për “BeIn Sports”, Di Maria tha: “Nga e gjithë karriera ime, nga gjithçka që kam parë, mendoj se Leo është nga një planet tjetër. Ta kisha atë si shok skuadre do të ishte e mrekullueshme. Sidoqoftë, ai është lojtar i Barcelonës, ka një kontratë. Pas kësaj do të shohim. Unë flas shumë me të dhe gjithmonë i them se e rëndësishme është lumturia e tij dhe e familjes së tij. Është e vështirë të thuash diçka tjetër”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Kjo është arsyeja e mungesës së Ramosit në ndeshjen kundër Liverpoolit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mbrojtësi spanjoll është duke u shëruar nga lëndimi...

Tare: Rivaliteti mes Kosovës dhe Shqipërisë i gabuar

Igli Tare ka dhënë një intervistë për emisionin “Dueli Sportiv” në “RTV Dukagjini”, ku ka folur për dy kombëtaret tona.

Trajnerët më të mirë deri më tani në histori të Interit: Conte afër të thyejë rekordin e Trapattonit

Antonio Conte është shumë afër që t’ia arrijë qëllimit të tij që të shpall Interin kampion në Serie A.

ZYRTARE! Perez merr mandatin e gjashtë si president i Real Madridit

Lajmi ishte në ajër prej disa kohësh, por tani është edhe zyrtar: Florentino Perez do të jetë presidenti i Real Madridit për katër vitet...

Recent Comments