No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Bennacer: Ne jemi Milani, nuk luajmë për vendin e dytë…

Bennacer: Ne jemi Milani, nuk luajmë për vendin e dytë…

“Në 60 minutat që luajta me Algjerinë isha shumë mirë, ka kohë që nuk kam pasur ndjenja kaq pozitive”. Kështu u shpreh Ismael Bennacer, lojtari kryesor për Stefano Piolin, në “restart” e fazës finale të sezonit të Milanit. Mesfushori tha, në një intervistë për “Sky Sport”, se ndihet në gjendje të mirë, pasi luajti për ekipin kombëtar kundër Botsvana, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupën së Kombeve Afrikane.

Algjeria e përfundoi grupin e saj në epërsi: “Pas paraqitjes me ekipin kombëtar, kthehem në kampionat me Milanin. Titulli? Sigurisht që ne nuk luajmë të jemi të dytët apo të tretët, por përpiqemi fort ta mbyllim të parët. Kjo është arsyeja pse duam të japim më të mirën tonë, pastaj shohim se çfarë do të ndodhë. Milani është një ekip i shkëlqyeshëm, me shumë tifozë. Ne do të japim gjithçka deri në fund”.

Kuqezinjtë janë 6 pikë prapa Interit, por edhe me një ndeshje më shumë. Për këtë arsye, do të nevojitet një fazë finale e kampionatit praktikisht e patëmetë për të mbajtur gjallë shpresat e titullit dhe siguruar një pozicion të dobishëm për Champions League. “Janë edhe dhjetë ndeshje për t’u luajtur dhe unë, si i gjithë ekipi, duhet të jap 200%. E përsëris, po përpiqemi të bëjmë diçka të rëndësishme”, – përfundoi Bennacer.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments