No menu items!
Ballina KRYESORE Spanja në formë të jashtëzakonshme në shtëpi, ja prej cilit vit nuk...

Spanja në formë të jashtëzakonshme në shtëpi, ja prej cilit vit nuk është mposhtur në terren të saj

Kosova sonte takohet me Spanjën, kundërshtarin më të fortë të Grupit B, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”. 

Dardanët kanë udhëtuar për në qytetin e Sevillas pas humbjes në ndeshjen e parë nga Suedia në shtëpi, me rezultat 3:0, shkruan Gazeta Olle.

Nikoqiri i kosovarëve është duke kaluar formë fenomenale në ndeshjet si vendase, ku përkundër barazimit me Greqinë në ndeshjen e fundit, ajo nuk dinë për humbje qe gati tri vite në të gjitha kompeticionet.

Humbja e fundit e spanjollëve në shtëpi ishte nga Anglia në kuadër të Ligës së Kombeve. 3-2 ishte rezultati i asaj ndeshje e cila u zhvillua më 15 dhjetor të vitit 2018.

Që nga kjo humbje, Furia e Kuqe ka kaluar formë fantastike në ndeshjet si vendase, ku nuk dinë për humbje qe dy vite e gjysmë.

Ndeshja e sotme mes Spanjës dhe Kosovës, e cila fillon nga ora 20:45, do të jetë e para mes dy shteteve.

/Gazeta Olle/

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Tifozët zgjedhin pasardhësin e Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Trajneri francez, sipas Marca-s, ia ka komunikuar skuadrës vendimin e tij për t’u...

Befasi e trefishtë për Milan-in, ylli injoron PSG dhe zgjedh rivalët

Sot, Milan mund të blindojë matematikisht objektivin Champions League kundër Cagliari-t. Një objektiv i rëndësishëm, me ambicien për kthyer në nivele të larta sezonin e...

Mbappe mendon largimin, PSG ka një ide të çmendur

Paris Saint-Germain është në kërkim të një goditje të bujshme në rast se Kylian Mbappe do të vendosë të largohet. Sulmuesi francez, kontrata e të...

Superliga vjen me 6 ndeshje, sot Prishtina mund të kurorëzohet me titullin e kampionit

Kampionati elitar po vjen drejt fundit, ku sot do të luhet java e 35-të në Superligën e Kosovës me shumë sfida interesante. Padyshim që vëmendja...

Recent Comments