No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Samir Ujkani rrëfehet për gazetën ‘Marca’: Ai u tregon spanjollëve për luftën...

Samir Ujkani rrëfehet për gazetën ‘Marca’: Ai u tregon spanjollëve për luftën e Kosovë dhe dhimbjet e popullit tonë

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani ka dhënë një intervistë për gazetën “Marca”, ku ka folur për përjetimet e luftës, rritjen jashtë vendit dhe synimet me ekipin kombëtar.

Ai po ashtu u ka treguar spanjollëve historinë e luftës në Kosovë, ku kishte të humbur edhe nga familja e tij.

“Unë kam lindur në Kosovë, e cila i përkiste Jugosllavisë në atë kohë. Në vitin 1994 kemi ikur për shkak të luftës. Arritëm në Belgjikë. Unë jam rritur atje dhe mund të zgjedhja të luaja për Kombëtaren belge”.

“Zgjodha të luaja për Shqipërinë, sepse familja ime është shqiptare e Kosovës. Të luash për vendin tim ishte një ëndërr. Kur Kosova u bë ekip, unë menjëherë nisa t’i bëja gati procedurat për të ndryshuar kombëtare”, ka thënë Ujkani.

Portieri i Torinos u tregoi spanjollëve, se sa anëtarë të familjes i ka humbur gjatë luftës në Kosovë:

“Kam humbur dy xhaxhallarë dhe gratë e tyre. Gruan e kushëririt tim dhe vajzën e saj. Me pak fjalë, ato janë histori të vështira që ndodhën gjatë luftës. Ne humbëm gjithçka, sepse të gjitha shtëpitë në fshat u shkatërruan, u dogjën. Familja ime duhej të fillonte nga e para”, vazhdoi kapiteni i Kosovës.

Tutje Ujkani u ka thënë spanjollëve se nuk mbajnë inat me qëndrimin e këtij vendi, pasi sporti i afron njerëzit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Superliga vjen sot me ndeshje të jashtëzakonshme, shumëçka mund të vendoset

Elita e futbollit kosovar vjen sot me ndeshjet e javës së 34-të të cilat edhe mund ta vendosin fatin e shumë skuadrave...

Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego...

Shkodran Mustafi gjen golin e parë në Bundesliga me fanellën e Schalkes

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane,  Shkodran Mustafi e ka realizuar golin e tij të parë në Bundesligë në fanellën e Schalken.

Shevchenko kujton ditën kur një Maldini 36-vjeçar e la pa fjalë

Andriy Shevchenko ka kujtuar disa momente nga e kaluara e tij te Milan në një lidhje me Sky Sport. “Te Milan kanë kaluar atletë të...

Recent Comments