No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR 50 milion € për një mesfushor, Atletico Madrid merkato në Serie A

50 milion € për një mesfushor, Atletico Madrid merkato në Serie A

Atletico Madrid nuk heq dorë nga Fabian Ruiz. Mesfushori spanjoll është një nga futbollistët më të mirë të Napolit, edhe pse këtë sezon nuk është se ka shkëlqyer shumë.

Gjithsesi, “Colchoneros” janë të fiksuar prej kohësh pas 24-vjeçarit, i cili ka vendosur t’i japë fund aventurës italiane në fund të këtij sezoni.

Nga Spanja raportojnë se klubi kryeqytetas po përgatit një ofertë tunduese për shërbimet e mesfushorit ofensiv të kombëtares spanjolle (9 ndeshje dhe 1 gola me iberikët).

Duke festuar një gol me Napolin

Interesim për lojtarin ka edhe nga Real Madrid dhe Barcelona. Dy klubet e mëdha spanjolle po monitorojnë situatën, kurse Atletico ka vendosur të nxitojë.

Diego Simeone ka kërkuar t’i sjellin në ekip Fabian Ruiz dhe presidenti Cerezo ka gati 50 milion euro për homologun De Laurentiis.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Superliga vjen sot me ndeshje të jashtëzakonshme, shumëçka mund të vendoset

Elita e futbollit kosovar vjen sot me ndeshjet e javës së 34-të të cilat edhe mund ta vendosin fatin e shumë skuadrave...

Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego...

Shkodran Mustafi gjen golin e parë në Bundesliga me fanellën e Schalkes

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane,  Shkodran Mustafi e ka realizuar golin e tij të parë në Bundesligë në fanellën e Schalken.

Shevchenko kujton ditën kur një Maldini 36-vjeçar e la pa fjalë

Andriy Shevchenko ka kujtuar disa momente nga e kaluara e tij te Milan në një lidhje me Sky Sport. “Te Milan kanë kaluar atletë të...

Recent Comments